Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se Beogradi nuk paraqet kërcënim, por këtë e bën Qeveria e Kosovës sipas tij me shkeljen e Rezolutës 1244 të KB dhe të drejtën ndërkombëtare, transmeton Novosti.
Vuçiq ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, dhënë në emisionin “InfoNata” në Tëvë1 i cili tha se “Serbia dhe Kushtetutën e shikon Kosovën si pjesë të saj” dhe e vlerësoi këtë si “kërcënim i pashmangshëm”.
Nuk jemi ne kërcënim, por ata që kërcënojnë rendin e KB, rendin ku u vendos Rezoluta 1244 e KB, komplet sistemin e të drejtës ndërkombëtare moderne, sepse ata kërkojnë shkëputjen e një pjese të territorit në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. Pra, ata janë kërcënim dhe ata që i mbështesin tek kjo dhe jo ne. Ata derimë tani, përmes akteve terroriste nën mbështetjen e plotë të NATO kur 19 vende sulmuan brutalisht Republikën e Serbisë, tentuan të pushtonin atë territor dhe ky kërcënim do të vazhdojë të ekzistojë” tha Vuçiq.
Maqedonci ka folur edhe reagimet që në Serbi janë bërë pas blerjes së disa llojeve të armatimeve për FSK-në.
Ai tha se Kosova po forcon kapacitet mbrojtëse për të mbrojtur vendin nga çdo kërcënim.
“Në asnjë rast synimi yni nuk është që përmes armatosjes tonë të kërcënojmë territorin e asnjë vendi. Kjo qasje që vazhdon të jetë nga Serbia, nga presidenti Vuçiq dhe zyrtarët tjerë atje, tregon ende për atë qasjen hegjemoniste dhe frikën nga humbja e dominimit në Ballkan që nuk është problemi yni. Ne po ndërtojmë kapacitetet tona për të mbrojtur vendin tonë, nga çdo lloj kërcënimi pa adresuar me emër asnjë vend, por ndaj cdo vendi i cili synon që të kërcënojë sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë”, tha ai.







