TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vuçiq: Perëndimi po kërkon njohjen e Kosovës, sanksione kundër Rusisë

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Vuçiq shprehet me ironi: Vetëm 9 serbë i i ndërruan targat në RKS

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq akuzoi të shtunën perëndimin se po ushtron trysni mbi Serbinë për të njohur Kosovën, për t’i vënë sanksione Rusisë dhe për të vendosur siç tha, një regjim “kukull” në vendin ballkanik.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Beograd, pak orë para se Partia e tij Përparimtare Serbe të shpallte vendimin për zgjedhje të reja në kryeqytetin serb, të cilat janë përcjellë më shqetësime të thella për keqpërdorime. Presidenti serb i bëri thirrje qeverisë së tij të zbatojë menjëherë rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-ut për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit në Serbi.

Reklamë

Në raport thuhet se zgjedhjet u mbajtën në kushte të padrejta dhe u “dëmtuan nga retorika e ashpër, anshmëria në media, trysnia ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.

Opozita ngulë këmbë se asaj iu vodh fitorja në Beograd dhe i gjithë procesi zgjedhor ishte i parregullt.

Presidenti serb tha se në kuadër të trysnisë perëndimore për njohjen e Kosovës përfshihet edhe kërkesa që Serbia të heq dorë nga mbështetja për Republikën Serbe në Bosnje. Ai tha se zhvillimet në Ukrainë nuk po rrjedhin sipas pritjeve të perëndimit dhe Rusia mund ta përdorë Kosovën si precedent, raporton VOA.

“Meqë këtë e dinë në perëndim, është me rëndësi që të mbulohet kjo çështje dhe do të rritet trysnia mbi Serbinë, por jo edhe mbi (kryeministrin e Kosovës Albin) Kurtin. Atij do t’i bëhet trysni vetëm sa të mos krijohet një situautë kur Serbia duhet të reagojë, e këtë nuk e duam as ne”, tha presidenti serb, duke theksuar se në ditët në vijim “do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për të dërguar paratë, që janë paga e pensione për njerëzit tanë në Kosovë”.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi, por edhe për tensionet ndërmjet palëve.

Presidenti serb tha se mbi vendin e tij ushtrohet gjithnjë trysni për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, gjë që Serbia ka refuzuar ta bëjë. Beogradi nuk e mbështeti as deklaratën e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny. Përmes deklaratës së 16 shkurtit BE-ja fajësoi presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

Zëdhënësi i BE-së Eric Mamer tha se harmonizimi i politikës së jashtme me atë të blloku është pjesë e procesit të anëtarësimit të atyre që aspirojnë integrimet evropiane.

“Qartë ka pasoja në rast të mosharmonizimit me qëndrimet e BE-së pasi është kërkesë themelore që një vend duhet të harmonizohet me këto qëndrime për t’u bërë vend anëtar i BE-së. E Serbia është shprehur se anëtarësimi në BE është një qëllim strategjik i saj”, tha ai.

Ndonëse formalisht synon integrimet evropiane, Serbia ruan lidhje të ngushta me Moskën e cila mbështet pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe

Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

Cakolli: Ndryshimi i kandidatit nga LVV hap pozitiv, PDK nuk i qëndroi deklarimeve të veta

Pozhari: Mihali s’po e përdorë pushtetin për interesa personale

Pozhari: Po del që më lehtë ka qenë mos me e certifikua Albin Kurtin sesa Listën Serbe

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ pranon vendimin e PZAP-së për Listën Serbe, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme

Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe

Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

Cakolli: Ndryshimi i kandidatit nga LVV hap pozitiv, PDK nuk i qëndroi deklarimeve të veta

Pozhari: Mihali s’po e përdorë pushtetin për interesa personale

Pozhari: Po del që më lehtë ka qenë mos me e certifikua Albin Kurtin sesa Listën Serbe

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ pranon vendimin e PZAP-së për Listën Serbe, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

​Mustafa: LDK-ja nuk voton kandidatë pa marrëveshje politike

​Mustafa: LDK-ja nuk voton kandidatë pa marrëveshje politike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Ljubisa Milkovic, i arrestuari në veri për sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe KFOR-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X