TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vuçiq pas deklaratave të Kurtit: Serbia s’po përgatitet për luftë

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Vuçiq pas deklaratave të Kurtit: Serbia s’po përgatitet për luftë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten vonë se Serbia “nuk është duke u përgatitur për luftë” me Kosovën, pas pretendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se shteti serb e dërgoi ushtrinë e vet “disa metra” afër kufirit me vendin fqinj të enjten.

“Serbia nuk do të futet në luftë, do ta presë momentin për veprimin e saj politik”, tha Vuçiq për televizionin serb Prva të premten.

Të enjten pak para mesnatës, Kurti tha se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre.

Vuçiq tha se ato pamje “janë nga zona e sigurisë tokësore”.

“Kurti dëshiron që të ndodhë diçka që SHBA-ja të ndërhyjë kundër Serbisë”, tha Vuçiq.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Më herët gjatë ditës, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ia kanë bërë me dije Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

“Në Serbi, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”, tha O’Brien./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

“Info Nata”-10.09.2025

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X