TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiq: Në Bruksel kishte përpjekje të prezantohej një plan i ri zbatimi, e refuzova

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vuçiq: Serbia do dialog dhe kompromis, por ka parimet e veta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media tha se në Bruksel është përpjekur të prezantohet një plan i ri implementues, por ai ka refuzuar sepse sipas tij është në kundërshtim me gjithçka që është biseduar.

“Siç e kam thënë pafundësisht, gjithçka ishte një trik për ta mashtruar Serbinë që ta njohë Kosovën de facto dhe de jure. Prandaj në Bruksel ishte përpjekja e parë për një plan të ri zbatimi dhe pika e parë ishte prezantimi i draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Pika dy ishte që të futeshin në organizata ndërkombëtare dhe pika tre ishte Asociacioni. Unë e refuzova këtë sepse është në kundërshtim me gjithçka që diskutuam”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë gjithashtu se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka pasur një qasje më korrekte, por se ka frikë se deri në takimin e ardhshëm “do ta ndryshojnë mendjen”.

“Kurti hodhi poshtë një zgjidhje të përkohshme në të cilën ata nuk do të pushtonin zyrat në veri më 28 maj. Mendova se ishte një mundësi ideale që Kurti të dilte dhe më pas kuptova se ishte një plan për të dëbuar serbët nga Kosova. Mënyrë se si ata i trajtuan gratë që përfaqësuan draftin e statutit, ju nuk i trajtoni kështu zonjat. Ajo [Danijela Vujiçiq] donte të debatonte, por nuk mundi, i hidhnin gjërat njëri-tjetrit”, tha Vuçiq.

Ai shton se e gjitha ishte lojë për të thyer Serbinë “e cila është gjithmonë e gatshme për bisedime dhe marrëveshje”.

“Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por jam shumë i shqetësuar”, tha presidenti i Serbisë.

Sipas tij, ai ka edhe përgjegjësi të të tjerëve dhe tha se fajin e ka vetë “sepse i është përkushtuar ruajtjes së paqes në Kosovë”.

“Që të mos shkojmë në luftë dhe të humbasim mijëra fëmijë. Unë isha i përkushtuar edhe për përparimin ekonomik. Nuk u përkushtova sa duhet për thelbin e shoqërisë – vlerat që duhet të kultivojmë. Do të përpiqem ta korrigjoj atë në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes dhe stabilitetit institucional

Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes dhe stabilitetit institucional

Kurti te Osmani për të marrë mandatimin për kryeministër

Kurti te Osmani për të marrë mandatimin për kryeministër

Osmani uron Haxhiun: Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

Osmani uron Haxhiun: Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Sonte edhe seanca për formimin e Qeverisë

Haxhiu: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, presim kthimin sa më të shpejtë të ish-krerëve

Haxhiu: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, presim kthimin sa më të shpejtë të ish-krerëve

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën