Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar me rastin e arrestimit të Milun Milenkoviqit se “kjo është një provokim i Albin Kurtit, me të cilin provon që të nxisë luftë në zemër të Evropës”.
Ky deklarim kaq i ashpër i Vuçiqit nuk do të ishte kuptuar drejt, duke u quajtur më shumë politik para afër 2 vitesh, kur në bazë të akuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ishte arrestuar Milenkoviq.
Megjithatë, sipas një hulumtimi, është vërtetuar se Vuçiq vërtet ka pasur një lidhje të veçantë me Milenkoviqin, i cili ka qenë njëri nga udhëheqësit e organizatës tashmë terroriste “MbrojtjaCivile”.
Gjatë vizitës në Ujman që Vuçiq pati bërë në shtator të vitit 2018, ai kishte ndaluar së biseduari edhe me Milun Milenkoviqin në objektin e një qendrore kreative sportive në Liqenin e Ujmanit. Foto më poshtë e bërë nga “Evropa e Lirë” është nxjerrë nga takimi i përzemërt i Vuçiqit me Lunen, ku shihet se i ka vënë dorën në krah.
Të dhënat thonë se miku i Vuçiqit, Milun Milenkoviq, në kuadër të detyrave që kishte në grupin terrorist, ishte përgjegjës edhe për vrojtim të Liqenit të Ujmanit. Ai ishte vendosur nën një objekt afër “Kryqit të Kuq”, ku përveç se ka bërë vëzhgimin e lëvizjeve të dyshimta, kishte të fshehur edhe një sasi armësh për luftë eventuale.
Madje, sipas të përditshmes serbe Danas, objekti i Lunes, “Qendra për Ekologji dhe Zhvillimin e Sportit në ZubinPotok, të cilën e hapi presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiq, në fillim të vizitës së tij dyditore në Kosovë, sipas informatave të gazetës Danas, nuk ekziston në kuptimin juridik. Megjithatë, edhe pse kjo qendër nuk është e regjistruar si person juridik, Qeveria e Serbisë i ka kaluar asaj rreth 450,000 euro gjatë viteve të fundit”.
Në Dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës të pandehur për sulmin terrorist të 6 dhjetorit 2022, thuhet se ai ka rezistuar gjatë arrestimit që i është bërë më 13 qershor 2023.
Besohet se Lune ishte stërvitur në Nish, në të ashtuquajturën “Qendra Humanitare Serbo-Ruse”, e njohur botërisht edhe si qendër spiunazhi e Moskës për BallkaninPerëndimor.
Mirëpo, Aleksandar Vuçiq nuk e kishte mik vetëm Lunen.Ditën kur ishte takuar me Lunen, ishte pritur edhe nga Stevan Paviçeviqi, i cili ishte poashtu njëri nga udhëheqësit e organizatës terroririste “Mbrojtja Civile”.
Paviçeviq, përveç shumë sulmeve ka marrë pjesë edhe në sulmin e majit të vitit 2023 ndaj paqeruajtësvetë NATO-s/KFOR në Zveçan.
Danas ka siguruar njëfotografi që e dëshmon pjesëmarrjen e tij në këtë sulm.