TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Vuçiq i buzëqeshur në Moskë” – Osmani dhe Gërvalla kërkojnë reagim serioz nga BE-ja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po qëndron në Moskë përkrah Putinit, ku po festohet 80-vjetori i mposhtjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministrja e jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, kanë kërkuar reagim serioz nga Bashkimi Evropian.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
1 1
A A

Liderët autoritarë të botës janë mbledhur në Moskë për të festuar 80-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Në këtë ceremoni bie në sy edhe prezenca e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit sllovak, Roberto Fico.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, para të pranishmëve foli për rëndësinë e kësaj date ndërsa nuk la pa e përmendur edhe luftën në Ukrainë.

Ai u shpreh i bindur në triumfin e Rusisë kundër Ukrainës.

“Rusia ka qenë dhe do të jetë një barrierë e pakapërcyeshme për nazizmin, rusofobinë, antisemitizmin dhe do t’i kundërvihet mizorive të kryera nga përkrahësit e këtyre ideve agresive dhe shkatërruese. E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. I gjithë vendi, shoqëria dhe populli ynë mbështesin pjesëmarrësit në operacionin special ushtarak (në Ukrainë). Ne jemi krenarë për guximin dhe vendosmërinë e tyre, fuqinë e shpirtit, i cili gjithmonë na sjell vetëm fitoren”, deklaroi Putin.

Nga Brukseli kanë shprehur keqardhje për vizitën e Vuçiqit në Moskë, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i gatshëm të përballet me pasoja

Për lidhjet e ngushta mes Putinin dhe Vuçiqit ka folur sot edhe ministrja e jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heq dorë nga politikat ledhatuese me Serbinë.

“Fakti që sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndodhet në Moskë edhe krahë për krahë me diktatorin Putin demonstron solidaritetin dhe miqësinë e tyre,  është një situatë në të cilën bëjmë thirrje që BE të heqë dorë nga politika e ledhatimit e cila ka dështuar që me Putinin, edhe e cila është e destinuar të dështojë edhe me Vuçiqin. Kërkojmë nga BE që të përdorë një gjuhë të qartë, një gjuhë të ashpër, dhe të dënojë jo vetëm këtë vizitë, por edhe të dënojë të gjitha aktet e sulmet që Serbia i bënë ndaj popujve fqinje”, tha Gërvalla.

Për këtë çështje ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se duhet të trajtohen me seriozitet politikat destabilizuese të Serbisë.

“Në këtë ditë të shënuar, është me rëndësi që, me një zë, të kërkojmë heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, si dhe trajtimin me seriozitet të politikave destabilizuese të Serbisë—të cilat u bënë edhe më të dukshme edhe kur Vuçiq zgjodhi ta shënojë Ditën e Evropës në Moskë, pikërisht te Putini, ai që sot po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë”, tha Osmani.

Kujtojmë që Serbia nuk është rreshtuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës dhe kanë vazhduar të kenë marrëdhënie të ngushta me Moskën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Berisha kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales: Ka rënë në duart e “adoleshentëve politikë”, s’dinë çfarë po bëjnë

Berisha kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales: Ka rënë në duart e “adoleshentëve politikë”, s’dinë çfarë po bëjnë

Kusari-Lila në Portugali, diskuton për një linjë ajrore direkte ndërmjet dy vendeve dhe forum të përbashkët ekonomik

Kusari-Lila në Portugali, diskuton për një linjë ajrore direkte ndërmjet dy vendeve dhe forum të përbashkët ekonomik

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Kurti takon për herë të parë kryeministrin hungarez, Péter Magyar

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Ambasada Gjermane i bashkohet shqetësimeve të BE-së për Ligjin për Specialen

Ambasada Gjermane i bashkohet shqetësimeve të BE-së për Ligjin për Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën