TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiq: Do të bëjmë shumë përpjekje për normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vuçiq: Do të bëjmë shumë përpjekje për normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se do të bëjnë shumë përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën.

“Premtimi i vetëm që mund t’ju jap është se ne do të bëjmë më të mirën dhe do të bëjmë shumë përpjekje për të normalizuar në thelb marrëdhëniet me Prishtinën, se a do t’ia dalim do ta shohim.”, ka thënë Vuçiq.

Ai, gjatë një konference për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan, ka thënë se i ka dërguar ftesë presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur.

“Unë i kam dërguar edhe një ftesë të veçantë Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për çështjen e Ballkanit të Hapur, ndaj të flasim, sepse për ne të gjitha pikëpamjet e tij apo qëndrimet politike të Emirateve të Bashkuara si dhe mbështetja ekonomike e investimeve janë të një rëndësie të madhe, prandaj i falënderoj edhe një herë dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt edhe në vizitën e tij.”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan është shprehur se vendi i tij mbështet marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë çështje, ai ka thënë se janë të sigurtë se për të arritur rezultat kërkohet guxim dhe lidership.

“Vendi ynë përshëndeti marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke uruar që të gjitha vendet e Ballkanit të përfitojnë, në tejkalimin e konflikteve dhe hapjen e një faqeje të re dhe për vendosjen e bashkëpunimit rajonal. Vendi ynë beson gjithashtu në rëndësinë e përpjekjeve të mëtejshme për të arritur një rezultat që do të kënaqë të gjitha palët, ne jemi të sigurt se kjo detyrë kërkon guxim dhe lidership, dhe jemi gjithashtu të bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Vuçiç, është e mundur të arrihet një ndryshim cilësor në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që do të shtynte që Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera të investonin në të dy vendet.”, është shprehur ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan ka shtuar se Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin të gjitha zhvillimet që synojnë arritjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan dje ka qëndruar për vizitë në Kosovë, me ç’rast, ka takuar kryeministrin Albin Kurtin dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës

Asnjë njohje që tre vjet: Liberalizimi i vizave mund të ndihmojë

Qeveria e Kosovës publikon programin zyrtar për 18-vjetorin e Pavarësisë

OVL-UÇK: Në Hagë qëllimisht po barazohet krimineli me viktimën

OVL-UÇK: Në Hagë qëllimisht po barazohet krimineli me viktimën

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Grupi i të drejtave: Izraeli mund të ketë kryer krime lufte duke dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Izraeli hap rrugën për konfiskime të mëdha tokash në Bregun Perëndimor të pushtuar

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës

Asnjë njohje që tre vjet: Liberalizimi i vizave mund të ndihmojë

Qeveria e Kosovës publikon programin zyrtar për 18-vjetorin e Pavarësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën