TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq ‘braktis’ dialogun, Bërnabiq përballë Kurtit në bisedime?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vuçiq ‘braktis’ dialogun, Bërnabiq përballë Kurtit në bisedime?

Vuçiq dha sinjale se qeveria serbe në krye me Ana Bërnabiq mund t’i marrë “frerët” në duar. Për këtë mundësi u pyet në CNN dhe Kryeministri Albin Kurti, ku edhe dha opinionin e tij.

Në dialogun Kosovë -Serbi mund të ndryshojë përfaqësimi, nëse mund të merren të sakta sinjalet që i dha Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nga Nju Jorku të  mërkurën mbrëma dhe ajo që trajtoi televizioni CNN në intervistë me Kurtin.

Presidenti bëri një paralajmërim të çuditshëm duke thënë se nuk do të pranojë kurrë që Kosova të bëhet pjesë e OKB’së.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë mund ta bëjë një gjë të tillë, por se ai si president nuk do të nënshkruaj.

Me këtë fjali Vuçiq e bën papritmas Qeverinë e Serbinë pjesë të lojës së dialogut edhe pse Kryeministrja atje nuk ka peshë politike dhe varet ekskluzivisht nga Vuçiq.

“Serbia nuk do ta lejojë kurrë anëtarësimin e Kosovë në OKB, derisa jam unë President. Ndoshta Qeveria vendos ndryshe, por nuk do ta ketë nënshkrimin tim. Por a duam zgjidhje kompromis dhe raporte të mira, natyrisht se duam. Por së pari t’i shohim të drejtat e serbëve, se çka fitojmë ne dhe se a po respektohet Rezoluta 1244. Por kam frikë se kjo nuk është krejtëisht reale” ka shtur Vuçiq.

Në të kaluarën, kur Ivica Daciq ishte në krye të Qeverisë së Serbisë, ishte pikërisht ai që nënshkruante me Kosovën marrëveshje ne Bruksel.

Pastaj me fuqizimin e Vuçiq dialogu bartej aty ku ai ishte në pozitë, në Kryeministri apo Presidencë.

Mundësia që Bërnabiq të marrë rol në dialog dhe të takohet me Kurtin është përmendur edhe në CNN nga gazetarja Christianne Amanpour, e cila e pyeti Kurtin nëse Kryeministrja serbe mund të jetë partnerja për marrëveshje.

CNN madje e ilustroi pyetjen e gazetares me pamje të Bërnabiq në Veri të Kosovës.“Fatkeqësisht, Serbia nuk është demokraci ku njerëzit që nuk kanë marrë pjesë në krimet e viteve 90’të mund ta udhëheqin vendin.

Keni kryeministër në Serbi, por Serbia është ende “one man show”.

Presidenti i tyre është ai që vendos krejt kohën” tha Kurti kur u pyet për  Bërnabiqin në dialog.

“Unë e lejova zonjën Bërnabiq ta vizitojë veroiun e Kosovës dhe shpresoj se me këto vizita ata mund të shohin është vend normal dhe më demokratik se Serbia dhe më e pavarur se Serbia, sepse Serbia është varur nga Rusia” tha ai.

Kohëve të fundit ka një angazhim të shtuar të SHBA’së dhe BE’së për të kërkuar një marrëveshje Kosovë -Serbi, Kurti thotë se ka shpresa.

“Shpresoj se në javët dhe muajt e ardhshëm do t’i afrohemi marrëveshjes ligjërisht obligative” tha ai në CNN./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Murati: Me nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve krahasohemi edhe me shtete si Franca e Austria

Murati paralajmëron padi ndaj Ramës

Maqedonci: Forcimi i sigurisë kibernetike, domosdoshmëri kombëtare

Maqedonci: Forcimi i sigurisë kibernetike, domosdoshmëri kombëtare

Komuna e Prishtinës kërkon sërish zhbllokimin e buxhetit nga Ministria e Financave

Komuna e Prishtinës kërkon sërish zhbllokimin e buxhetit nga Ministria e Financave

Dy të tretat e grave në ushtrinë britanike janë përballur me ngacmime seksuale vitin e kaluar

Dy të tretat e grave në ushtrinë britanike janë përballur me ngacmime seksuale vitin e kaluar

Forcat izraelite qëllojnë afër diplomatëve ndërkombëtar në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vrasin dy fëmijë dhe lëshojnë urdhra për sekuestrim tokash në Bregun Perëndimor

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Spanja urdhëron kufizimin e shpendëve në natyrë për shkak të rrezikut nga gripi i shpendëve

Spanja urdhëron kufizimin e shpendëve në natyrë për shkak të rrezikut nga gripi i shpendëve

Murati: Me nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve krahasohemi edhe me shtete si Franca e Austria

Murati paralajmëron padi ndaj Ramës

Publikohen mijëra email-e të Jeffrey Epstein me figura të njohura politike dhe mediatike

Publikohen mijëra email-e të Jeffrey Epstein me figura të njohura politike dhe mediatike

Izraeli vret 46 persona në Gaza, pavarësisht thirrjes së Trump për ndaljen e bombardimeve

Zyra e Mediave në Gaza: Izraeli ka shkelur armëpushimin 282 herë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën