TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiq: BE-ja kërkoi djegien e mandateve të kryetarëve të zgjedhur në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vuçiq thotë se e ka informuar Cholletin për “vijat e kuqe” lidhur me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se “një krizë e madhe pritet në veri të Kosovës”, pas zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat në veri të vendit. Kjo pasi siç ka thënë ai, në takimin e 2 majit në Bruksel, Kosovës iu kërkua që të djegë mandatet e kryetarëve të sapozgjedhur në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq dhe në Zveçan.

“Kurti refuzoi, kishte një propozim për të bërë një zgjidhje të përkohshme në të cilën ata nuk do të merrnin zyrat e tyre më 28 maj sepse sigurisht që do të sjellë trazira dhe probleme, mendova se ishte një mundësi ideale që Kurti të dilte nga turpi i madh në të cilin e ka futur veten, pastaj kuptova se ishte në të vërtetë një plan, që ai edhe pse thotë se nuk është entuziast për këtë, ai është thelbësisht entuziast dhe e sheh si mundësinë më të mirë për t’i dëbuar serbët nga veriu i Kosovës”, tha ai.

Në një konferencë para gazetarëve, mbrëmjen e së mërkurës Vuçiq vazhdoi propagandën e tij në dëm të Kosovës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti mendon të qeverisë me 3.4 përqind, dhe gjoja “në dëm të serbëve”.

Ai as këtë herë nuk la pa përmendur dhe akuzuar edhe ndërkombëtarët, për të cilët tha se “po e mbështesin kryeministrin e Kosovës në përpjekje për të thyer rezistencën serbe”.

“Kur e kuptuan se kjo nuk mund të kalonte dhe se isha mjaft i vendosur që diçka e tillë ishte thjesht e pamundur, u përpoqën t’i zgjidhnin gjërat në veri në mënyrë racionale, sepse një krizë e madhe po na pret. Domethënë, Kurti me të vërtetë mendon të qeverisë me 3.4% dhe disa prej QUINT-i e përkrahin sepse mendojnë se duhet të përpiqen të thyejnë njëherë e përgjithmonë rezistencën e serbëve duke gjetur mjaft shërbëtorë të tyre, ata që u shërbejnë atyre në sistemin e tyre, pa marrë parasysh se dolën 13 serbë, për të konstatuar, sot të mos flas shumë për politikë, tashmë e dini se cilët i kanë gjetur për Prishtinën, t’i gjejnë të ngjashëm edhe për veriun, dhe kështu sundojnë dhe qeverisin”, tha ai.

Sa i përket takimit të 2 majit në Bruksel, Vuçiq pretendoi se ndërkombëtarët kanë tentuar ta fusin në “kurth”, duke e bërë që ta njohë shtetin e Kosovës.

“Sa i përket Kosovës, siç ju kam thënë pafundësisht, gjithçka ishte një truk dhe synimi ishte që Serbia ta njihte Kosovën de facto ose de jure, prandaj dje në fillim u tentua të krijohej një lloj plani i ri i zbatimit në të cilin si pikë 1 duhet të ishte dëgjimi, përkatësisht prezantimi i projekt statutit të Asociacionit të komunave serbe nga ekipi menaxhues, si pika 2 që ne ti lemë në organizata ndërkombëtare, si pika 3 përmbushja e tyre e Asociacionit të komunave serbe… Sigurisht që e refuzova këtë sepse është e kundërta e gjithçkaje që kemi folur dhe thashë që diçka e tillë nuk është shkruar kundër as ku është e mundur dhe gjithçka është e kundërta në raport me atë që ju ke folur”, ka thënë ai./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Gjini: LVV nuk ka vullnet për ta përmbyllur çështjen e presidentit pa zgjedhje të reja

E shtuna me reshje shiu

Reshje shiu dhe bore gjatë fundjavës, IHMK paralajmëron ngrica të rrezikshme për bujqësinë

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Masakrat në Kosovë, dëshmi e gjenocidit – drejtësia mbetet detyrim i domosdoshëm

Çitaku: Veprime të paplanifikuara dhe të pakoordinuara të Qeverisë

Çitaku: Vendimet për hapat e ardhshëm politik do të merren në Këshillin Përgjithshëm

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Gjini: LVV nuk ka vullnet për ta përmbyllur çështjen e presidentit pa zgjedhje të reja

E shtuna me reshje shiu

Reshje shiu dhe bore gjatë fundjavës, IHMK paralajmëron ngrica të rrezikshme për bujqësinë

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Masakrat në Kosovë, dëshmi e gjenocidit – drejtësia mbetet detyrim i domosdoshëm

Çitaku: Veprime të paplanifikuara dhe të pakoordinuara të Qeverisë

Çitaku: Vendimet për hapat e ardhshëm politik do të merren në Këshillin Përgjithshëm

Vendimi i Kushtetueses: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i Kushtetueses: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Pse lufta hibride e Rusisë do të përshkallëzohet në vitin 2026

Pse lufta hibride e Rusisë do të përshkallëzohet në vitin 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën