Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Serbisë.
Ai këtë e ka bërë të ditur në fjalim drejtuar qytetarëve, ku tha se arsyeja ishte sulmi ndaj studentëve që ndodhi mbrëmë në Novi Sad para objekteve të Partisë Progresive Serbe në atë qytet.
Dorëheqje siç raporton N1 do të jap edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq.
Dorëheqja e Vuçeviqit dhe Gjuriqit, së bashku me publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ishte kërkesa e parë e opozitës dhe studentëve të Novi Sadit pas rënies së tendës më 1 nëntor, kur 15 persona. humbën jetën.
Beogradi është duke u përballë me protesta të mëdha të studetëve dhe punëtorëve.
Studentët protestues universitar të Serbisë të hënën nga ora 10:00, kanë nisur një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi kyç të trafikut në Beograd./teve1.info/