Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Kavajë, ku një person është vrarë me plumb në kokë.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare ‘Rilindja’, ku dyshohet se dy persona janë autorë të krimit.
Mësohet se viktimë e ngjarjes ka mbetur vëllai i Edmond Gosës, i cili mbeti i vdekur pak javë më parë si pasojë e një konflikti që pati me Sali Rexha.
Gosa plagosi me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit e ka plagosur me armë zjarri.







