Vdekja e nënës palestineze me katër fëmijët e saj të hënën në Deir al Balah të Gazës, erdhi pas një sulmi izraelit në afërsi të spitalit Al Aqsa.
E përshkallëzimi i tensioneve ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban ka bërë që palestinezët e Rripit të Gazës të cilët po përballen me luftën që pothuajse një vit, të frikësohen se tani do të lihen anash dhe do të harrohen nga bota.
“Të gjitha mediet tani janë fokusuar në Liban. Gaza është harruar. Cdo ditë ne dëgjonim lajme se kishte shpresë për negociata. Por tani ne jemi harruar plotësisht. Nuk ka më lajme për ne. Të gjitha lajmet janë fokusuar tek Izraeli dhe Hezbollahu”, tha një palestinez i zhvendosur.
Izraeli thotë se me sulmet e tij në Gaza synon vetëm militantët dhe akuzon Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura se rrezikojnë civilët duke vepruar në zona të banuara.
Por, ushtria izraelite rrallë komenton për sulmet individuale, të cilat shpesh vrasin gra dhe fëmijë.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 41,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës atje gati një vit më parë.
Lufta filloi pasi Hamasi nisi një sulm në Izrael, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë.