Tvklan raporton se i dyshuar gjithashtu ka marrë plagë dhe ndodhet në spitalin e Korçës ku është arrestuar nga policia.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe i dyshuari janë fermerë.
“Dyshohet që vrasja të këtë ndodhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori i dyshuar janë fqinj. Mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vjetra. Këtë mbrëmje ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës gjë që i ka marrë jetën njërit prej tyre”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.