TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut në një sulm në Bejrut, raporton televizioni izraelit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut në një sulm në Bejrut, raporton televizioni izraelit

Izraeli beson se një komandant i lartë i grupit të armatosur libanez, Hezbollah, është vrarë nga një sulm ajror izraelit të martën në Bejrut, raporton transmetuesi publik izraelit.

Më herët, ushtria izraelite tha se sulmi në Bejrut të martën vonë ishte hakmarrje për një sulm raketor tri ditë më parë, ku u vranë 12 fëmijë dhe adoleshentë,

Dy burime të paidentifikuara thanë për transmetuesin public izraelit Kan se Izraeli vlerësoi se “objektivi i sulmit” u vra.

Në një komunikatë për media më herët, ushtria izraelite tha se në shënjestër të sulmit në Bejrut ishte komandanti i Hezbollahut përgjegjës sulmin raketor në Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli, të shtunën, si pasojë e të cilit u vranë 12 të rinj në një fushë futbolli në fshatin Druze.

Dy burime të sigurisë në Liban thanë më herët se në shënjestër ishte Muhsin Shukr, i njohur edhe si Fuad Shukr, shef i qendrës së operacioneve të Hezbollahut. Burimet thanë se ai u plagos rëndë në sulm.

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firas Abiad, tha për Reuters se në këtë sulm u vra edhe një person tjetër dhe u plagosën 35 të tjerë, prej të cilëve tre rëndë.

Hezbollahu e ka mohuar përfshirjen në sulmin në Golan, por tha se hodhi raketa në një objektiv ushtarak në Lartësitë e Golanit.

Shqetësime për përshkallëzim

Derisa diplomatët po përpiqen ta parandalojë përshkallëzimin, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se nuk beson se lufta mes Hezbollahut dhe Izraelit është e pashmangshme, megjithëse tha se mbetet i shqetësuar për përshkallëzimin e mundshëm.

Hezbollahu dhe Izraeli, të cilat luftuan për herë të fundit në një luftë të madhe më 2006, kanë shkëmbyer zjarr prej se shpërtheu lufta në Gazë tetorin e kaluar, pasi Hezbollahu filloi sulmet në drejtim të Izraelit për, siç tha, t’u solidarizuar me palestinezët.

Luftimet mes tyre kanë qenë kryesisht të kufizuara në kufi dhe të dyja palët kanë lënë të kuptohet në të kaluarën se nuk kërkojnë luftë mes vete, pavarësisht se konflikti ka nxitur frikën për rrezikun e një luftë të gjerë mes tyre.

Tags: BejrutDruzeHezbollahu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon protesta e 175-të e studentëve në Tiranë

Përfundon protesta e 175-të e studentëve në Tiranë

Ish-kreu i veteranëve të UÇK Besim Hoda themelon “Lëvizjen Një”, subjekti promovohet më 27 Nëntor në Shkup

Ish-kreu i veteranëve të UÇK Besim Hoda themelon “Lëvizjen Një”, subjekti promovohet më 27 Nëntor në Shkup

Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”, vjen reagimi i avokatit të njohur serb

Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”, vjen reagimi i avokatit të njohur serb

Protestuesit nisin marshimin në Tiranë

Protestuesit nisin marshimin në Tiranë

Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

Dogana parandalon kontrabandën me fishekë për gjueti

Dogana parandalon kontrabandën me fishekë për gjueti

Real Madrid fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

Real Madrid fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

Napoli mposht Torinon me një supergol të realizuar nga McTominay

Napoli mposht Torinon me një supergol të realizuar nga McTominay

ASK publikon statistikat për shtatorin: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat

ASK publikon statistikat për shtatorin: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat

Maqedonci pas testimit të mortajave 120 milimetra: FSK-ja po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

Maqedonci pas testimit të mortajave 120 milimetra: FSK-ja po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën