TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vritet 23-vjeçari shqiptar në parkingun e Universitetit të Peruxhias, zbulohen detaje nga ngjarja tronditëse

by Tëvë1
6 muaj ago
3
A A
Vritet 23-vjeçari shqiptar në parkingun e Universitetit të Peruxhias, zbulohen detaje nga ngjarja tronditëse

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Peruxhias dhe komunitetin shqiptar në Itali.

Hekuran Cumani, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare që jetonte në Fabriano (Ancona), u vra me thikë në orët e para të së shtunës, në një nga parkingjet pranë Universitetit të Peruxhias.

Sipas hetimeve paraprake nga Prokuroria e Peruxhias, ngjarja është klasifikuar si vrasje me dashje, me krimin që rezulton si pasojë e një grindjeje për arsye që cilësohen “të parëndësishme”.

Viktima u godit me thikë në fyt dhe në gjoks, plagë që rezultuan fatale. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë: i riu kishte ndërruar jetë në vend.

Hekurani kishte udhëtuar drejt Peruxhias për një mbrëmje me shokët. Sipas raportimeve të para, grupi i tij u përfshi në një debat me disa të rinj të tjerë, jashtë një lokali të njohur në zonë – “110 Caffè”, pranë Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike të Universitetit.

Sherri verbal u përshkallëzua shpejt në përleshje fizike, ku një person – ende i paidentifikuar nga policia – e goditi Cumanin me thikë, duke i marrë jetën.

Miqtë e Hekuranit, të tronditur nga ngjarja, e përshkruajnë atë si një djalë të qetë, të dashur dhe të apasionuar pas palestrës dhe jetës së shëndetshme.

“Ai e donte trupin e tij, i pëlqente palestra dhe fitnesi. Ishte një mik i mirë, i dashur me familjen dhe kafshët,” – tha një nga miqtë e tij për mediat lokale.

Hetuesit kanë marrë në pyetje të gjithë personat që ishin prezentë gjatë incidentit, ndërsa kamerat e sigurisë përreth zonës po analizohen për të identifikuar autorin e vrasjes.

Ngjarja ka prekur thellë edhe autoritetet lokale. Në një deklaratë të përbashkët, kryetari i bashkisë së Peruxhias, këshilli bashkiak dhe Këshilli Komunal kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e jetës së të riut: “Lajmi na ka tronditur të gjithëve. Ne qëndrojmë pranë familjes dhe miqve të tij, të cilët po përjetojnë një dhimbje të padurueshme. Është e vështirë të pranohet që një jetë kaq e re të ndërpritet në një mënyrë kaq të dhunshme. Dhimbja e këtyre orëve shtrihet në të gjithë qytetin. Peruxhia qëndron me ata që po vuajnë sot dhe reflekton, me hidhërim, për një tragjedi që na prek të gjithëve.”/Topchannel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump: Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti, pavarësisht pasigurive në bisedime

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën