TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vriten dy shqiptarë, pjesëtarë të ushtrisë së Ukrainës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Vriten dy shqiptarë, pjesëtarë të ushtrisë së Ukrainës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka bërë të ditur se Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë e ka njoftuar që dy djem nga diaspora shqiptare kanë rënë në luftë.

Majko, ka shkruar se të dy djemtë e rënë kanë qenë ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët kanë luftuar dhe kanë dhanë jetën në krye të detyrës si heronj.

“Ata ishin: Dermentli Anatoly ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës). Ai kishte lindur më 3 shtator 1980. U mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Në 15 tetor, humbi jetën, në një mision luftimi. Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka (rajoni i Zaporozhias). Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta ai ishte në Poloni. Në verën e 2022, ai shkoi vullnetarisht për tu mobilizuar, por u refuzua (për shkak të moshës). Në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ai shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit”, ka shkruar Majko në Facebook.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se dje, janë zhvilluar funeralet e dy të vrarëve, ku tha se pranë flamurit të Ukrainës kanë vendosur edhe flamurin e kombit shqiptar.

“Dje janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonitë funerale të dy djemve shqiptarë me gjak, të cilët edhe nga fotot personale duket që nuk kanë harruar origjinën e tyre. Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar. I përjetshëm, qoftë kujtimi i tyre!”, ka shkruar ai tutje./teve1.info/

Tags: dy shqiptarëPandeli MajkoUkraine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Kurti nuk do të nominojë kandidat nga familja Jashari për president, po e sheh opozitën të pakoordinuar dhe po luan lojë politike

Nimani: Kurti nuk do të nominojë kandidat nga familja Jashari për president, po e sheh opozitën të pakoordinuar dhe po luan lojë politike

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Pse është e përjashtuar Vjosa Osmani nga pozita e presidentes sipas Besnik Tahirit?

Pse është e përjashtuar Vjosa Osmani nga pozita e presidentes sipas Besnik Tahirit?

Tahiri: Ne e kemi kandidatin – Ramush Haradinaj i përmbush të gjitha atributet për president

Emisioni “Info Nata” 24.02.2026

Emisioni “Info Nata” 24.02.2026

Leverkuseni barazon, avancon në 1/8 e finales

Leverkuseni barazon, avancon në 1/8 e finales

Newcastle me fitore konfirmon kalimin tutje

Newcastle me fitore konfirmon kalimin tutje

Bodo/Glimt eliminon Interin nga Championsi

Bodo/Glimt eliminon Interin nga Championsi

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Pse është e përjashtuar Vjosa Osmani nga pozita e presidentes sipas Besnik Tahirit?

Pse është e përjashtuar Vjosa Osmani nga pozita e presidentes sipas Besnik Tahirit?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën