TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vrasjet që tronditën vendin gjatë 2024-ës

Numri i vrasjeve gjatë vitit 2024 në nëntëmujorin e parë ka shënuar ulje, thonë statistikat e Policisë së Kosovës.

nga Lindrit Zejnullahu
8 muaj më parë
7
A A
Vrasjet që tronditën vendin gjatë 2024-ës

Numri i vrasjeve nga janari në shtator të vitit 2024 ka shënuar ulje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, në publikimin e prezantimit të raportit të nëntëmujorit.

Nga ky institucion në një përgjigje për tëvë1, treguan numrin e rasteve të regjistruara të vrasjeve këtë vit.

“Numri i rasteve të vrasjeve (të gjitha llojet e vrasjeve) ndër vite: ·Gjatë vitit 2022 janë evidentuar, 21 raste, ·Gjatë vitit 2023 janë evidentuar, 29 raste dhe ·Janar-shtator 2024 14 raste”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Por cilat ishin vrasjet që tronditën vendin gjatë vitit që po e lëmë pas?

Pasditen e datës 13 nëntor, dy kushërinj që kishin dalë për kafe, u vranë nga një person i po të njëjtit fshat në qytetin e Klinës.

I dyshuari u arrestua, derisa dyshimet e para ishin se deri te vrasja kishte ardhur pasi të njëjtit ishin fjalosur disa ditë më herët.

Po këtë muaj, me datën 7 ndodhi një tjetër akt kriminal në Gjilan ku për vdekje me armë zjarri u qëllua një 37-vjeçar.

E muaji tetor ishte tragjik për një familje një kryeqytet, pasi brenda saj ndodhi një krim.

Vëllai ia mori jetën vëllait të tij, duke e therur disa herë me thikë derisa mori edhe vetë lëndime trupore, ku për këtë qëndroi në QKUK e më pas u arrestua nga Policia.

Ndërkaq, më 21 shtator një vrasje ndodhi në Mitrovicën e Jugut ku për motive ende të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri, i cili nuk mundi t’i përballojë plagët e marra.

Gjatë këtij muaji nuk kishte qetësi as në kryeqytet, pasi u shënuan disa ngjarje kriminale.

Të dielën e parë të shtatorit, një konflikt i më hershëm mes dy familjeve “Sekiraça” dhe “Capat”, i kushtoi me jetë një burri.

Në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë u shkrepën breshëri plumbash me armë të gjata.

Nga ky konflikt mbeti i vdekur Premtim Gashi derisa u plagosën pesë persona tjerë, të cilët janë nën masën e paraburgimit.

Një nga pjesëtarët e familjes së viktimës ishte plagosur disa muaj para se të ndodhte vrasja.

Edhe gjatë gushtit u shënuan tri raste të vrasjes, ku një nga to ishte në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet.

Aty dyshohet se kunata qëlloi me armë zjarri kunatin e saj.

E më 16 gusht, një aheng familjar u kthye në tragjedi për një familje të Ferizajt.

Një zyrtar policor që kishte për mision parandalimin e këtyre veprave penale, u bë kryerësi i saj.

Ai me një armë të gjatë zyrtare që e kishte marrë në stacionin policor të Ferizajt, vrau burrin e tezes në oborrin e një salle dasmash në Bibaj të Ferizajt duke shkrepur një breshëri plumbash.

E më 7 gusht një video e postuar në rrjetin social “TikTok” dyshohet se u bë mollë sherri mes disa personave në Zllakuqan të Klinës.

Dy të dyshuar, babë e bir therën me një mjet të mprehtë një 57-vjeçar duke i shkaktuar plagë të cilat ia morën jetën.

Siç ka ndodhur viteve të kaluara, edhe këtë vit pati disa vrasje të cilët u konsideruan se motiv patën femicidin.

Gjyljeta Ukella nga Peja u vra nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 16 prillit në banesën e saj në prani të fëmijëve.

Dorasi, Edmond Lajçi tetë muaj pas aktit mizor, u dënua nga Gjykata Themelore në Pejë me burgim të përjetshëm.

Kurse, edhe Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj teksa po debatonin për fëmijën e tyre.

Ajo u privua nga jeta nga Valon Aliu më datën 12 të po këtij muaji, ku tashmë ndaj tij po vazhdon procedura gjyqësore.

Një rast tragjik u shënua edhe në Istog, nga një zyrtar policor i cili dyshohet se  vrau tezakun e tij me armë zyrtare.

Sipas dyshimeve të para, ngjarja ndodhi teksa i dyshuari në mënyrë aksidentale derisa po bëhej gati për punë shkrepi aksidentalisht ndaj tij.

E ish-shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, vlerëson se kjo dukuri mund të parandalohet.

“Nëse ka aktivitet domethënës jo vetëm të Policisë, sepse Policia nuk mundet të luajë rolin parandalues nëse nuk ka efikasitet edhe të Gjykatave, nëse ka ndonjë rast që me vite zvarritet dhe nuk e merr epilogun e vetë brenda drejtësisë atëherë njerëzit e marrin drejtësinë në duar të veta apo ka ndonjë mosmarrëveshje për pronësi brenda kuvendeve komunale”, tha koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani.

Nga Policia e Kosovës nuk është treguar numri i saktë i vrasjeve, duke thënë se do të publikohet në raportin vjetor të punës.

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Qerimi: Gjuha e presidentes, degradim i plotë ndaj mediave

Qerimi: Gjuha e presidentes, degradim i plotë ndaj mediave

Një familje treanëtarëshe në Prishtinë po rrezikon të mbesë pa shtëpi së shpejt

Një familje treanëtarëshe në Prishtinë po rrezikon të mbesë pa shtëpi së shpejt

Osmani takon diplomaten amerikane, diskutuan për rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve të Kosovës

Osmani takon diplomaten amerikane, diskutuan për rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve të Kosovës

Përfundon pa rezultat takimi në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel

Përfundon pa rezultat takimi në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel

Frikë nga huliganët, Federata serbe kërkon ta ndërroj stadiumin për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Frikë nga huliganët, Federata serbe kërkon ta ndërroj stadiumin për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Qerimi: Gjuha e presidentes, degradim i plotë ndaj mediave

Qerimi: Gjuha e presidentes, degradim i plotë ndaj mediave

FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë, Çeferin: Futbolli bashkon njerëzit

Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Hasani: Presidentja sulmon gazetarët për përfitim politik, po viktimizohet për një mandat të dytë

Hasani: Presidentja sulmon gazetarët për përfitim politik, po viktimizohet për një mandat të dytë

Stadiumi i Atletico Madridit, nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve më 2027

Stadiumi i Atletico Madridit, nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve më 2027

Një familje treanëtarëshe në Prishtinë po rrezikon të mbesë pa shtëpi së shpejt

Një familje treanëtarëshe në Prishtinë po rrezikon të mbesë pa shtëpi së shpejt

Osmani takon diplomaten amerikane, diskutuan për rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve të Kosovës

Osmani takon diplomaten amerikane, diskutuan për rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X