TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasje në Podujevë: Një i vdekur dhe një i plagosur

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Vrasje në Podujevë: Një i vdekur dhe një i plagosur

Një i ri është vrarë ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur të hënën në Podujevë. Policia e Kosovës ka nisur hetimin e rastit, teksa ende nuk dihen motivet e këtij krimi.

Vendi u rrethua me shirita të Policisë së Kosovës.

Ndërsa ekipi i forenzikës mori trupin e pajetë.

Bëhet fjalë për Valmir Breznicën, i cili pas të shtënave me armë ndaj tij, nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.

Ai dyshohej se po qëndronte në market përpara se të ndodhte sulmi.

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri, sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Boroci.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka deklaruar Borovci.

Vdekjen e Breznicës dhe plagosjen e bashkëshortes së tij e konstatoi edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

“Kemi shku në vendin e ngjarjes dhe kemi gjetë një person të shtrirë me plagë në regjionin e kokës, me gjakosje në regjionin e kokës dhe kemi konstatu vdekjen e tij. Personi tjetër ka qenë femër, shoqja e të ndjerit, me plagë në regjionin e abdomenit plagë shpuese me armë zjarri, e kemi bërë trajtimin e saj, i kemi dhënë ndihmën e parë, e kemi transportu për në emergjencën e Prishtinës. Gjatë rrugës gjendja e saj ka qenë e mirë, me parametra vital në rregull”, ka deklaruar Bedri Hyseni nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Ndërsa Prokuroria thekson se po merret me hetimin e rastit.

Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për t’i ndriçuar rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat e dyshuar.

Në vend-ngjarje gjatë së hënës ka qëndruar edhe ekipi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezistenca e minatorëve nën tokë për plotësim të kërkesave

Mbi 60 minatorë mbesin të ngujuar në Trepçë

Ashensori jashtë funksionit, banorët e ndërtesës 12-katëshe detyrohen të ngjisin shkallët

Ashensori jashtë funksionit, banorët e ndërtesës 12-katëshe detyrohen të ngjisin shkallët

Nga ASHAK në kryetare të shtetit, a kishte informacione Justina Pula që do të bëhej presidente?

Nga ASHAK në kryetare të shtetit, a kishte informacione Justina Pula që do të bëhej presidente?

Prapaskenat e dramës parlamentare, nga propozimi, tek votimi

Prapaskenat e dramës parlamentare, nga propozimi, tek votimi

Rezistenca e minatorëve nën tokë për plotësim të kërkesave

Mbi 60 minatorë mbesin të ngujuar në Trepçë

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep  pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

“Këndi i Kimit” 07.10.2026

“Këndi i Kimit” 07.10.2026

Ashensori jashtë funksionit, banorët e ndërtesës 12-katëshe detyrohen të ngjisin shkallët

Ashensori jashtë funksionit, banorët e ndërtesës 12-katëshe detyrohen të ngjisin shkallët

Nga ASHAK në kryetare të shtetit, a kishte informacione Justina Pula që do të bëhej presidente?

Nga ASHAK në kryetare të shtetit, a kishte informacione Justina Pula që do të bëhej presidente?

Prapaskenat e dramës parlamentare, nga propozimi, tek votimi

Prapaskenat e dramës parlamentare, nga propozimi, tek votimi

Shtyhet marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Gostivar, ishte planifikuar për 9 tetor

Shtyhet marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Gostivar, ishte planifikuar për 9 tetor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën