TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Vrasje e mbetur në tentativë, i pandehuri dënohet me afër 6 vjet burg

nga Besarta Mehmeti
19 Shtator, 2022
1
A A
​Vrasje e mbetur në tentativë, i pandehuri dënohet me afër 6 vjet burg

Kështu ka njoftuar prokuroria e Pejës, deri sa është shpallur aktgjykimi dënues ndaj të pandehurit M.RR. Gjykata e gjykoi me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej pesë vjet e dhjetë muaj.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

19 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.RR për shkak se:

Me datë 02.01.2021, rreth orës 21:00 minuta, në Pejë, para shtëpive të të dëmtuarve SH.D, A.D dhe F.D e për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe të atëçastshme rreth një borxhi prej pesëqind (500) euro në mes të pandehurit në njërën anë dhe të dëmtuarit Sh. në me ç’rast me dashje ka rrezikuar edhe jetën e të dëmtuarve SH.D dhe F.D në atë mënyrë që pasi vie deri tek fjalosja dhe shtyrja në mes të pandehurit M. dhe të dëmtuarve Sh., A. dhe F.D në anën tjetër i pandehuri M. në një moment nga brezi nxjerrë pistoletën dhe gjersa ishte larg nga i dëmtuari SH. afro një metër gjersa nga të dëmtuarit F. dhe A afro 1,5 metra me ç’rast i dëmtuari SH.tenton që të kapë për dore M. me qëllim që të ia heqë pistoletën nga dora i pandehuri M. tërhiqet prapa dy – tre hapa dhe nga një largësi prej afro 1,5 metra shtënë dy herë nga pistoleta duke e goditur të dëmtuarin F.D me një predhë në regjionin e pjesës së sipërme anësore të kërcirit të këmbës së majtë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe jo të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit në momentin e shkaktimit dhe pas kësaj të shtëne i dëmtuari SH.D hedhet në trupin e të pandehurit M.me qëllim që të ia kap pistoletën dhe

atëherë rrëzohen edhe i pandehuri M. e edhe i dëmtuari SH.me ç’rast të dëmtuarit SH. i është çarë zogu i këmbës së djathtë gjersa i pandehuri M. pëson lëndime të lehta trupore dhe në atë moment i pandehuri M. gjersa ishte i shtrirë sërish shtënë dy herë nga pistoleta me ç’rast nga një largësi prej afro 1,5 metra me një predhë e godet të dëmtuarin A.D në regjionin nënbrinjor të djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit dhe gjersa i dëmtuari SH. dhe i pandehuri M. ishin të shtrirë afër njëri – tjetrit, i pandehuri M. shtënë tri herë në drejtim të dëmtuarit SH. duke e goditur me dy predha dhe duke i shkaktuar plagë tejshkuese në regjionin e sipërm të kofshës së djathtë dhe thyerje të maleolit anësor të zogut të këmbës së djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë jo të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit dhe pastaj largohet nga vendi i ngjarjes gjersa të dëmtuarit dërgohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

-Me çka ka kryer vepër penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 173 par.1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së

Të pandehurin M.RR gjykata e gjykoj me DËNIMIN ME BURGIM në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet e dhjetë (10) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak e të cilin dënim do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit dhe DËNIM ME GJOBË në shumë prej njëmijepesëqind (1.500) euro të cilën i njëjti obligohet që ta paguaj në afat prej tre (3) muaj pa plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në qoftë se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afat të caktuar, atëherë i njëjti dënim do të

zëvendësohet me dënim me burg duke llogaritur një dite burgim për çdo njëzet (20) euro të gjobës.

Të pandehurit ju shqiptua dënimi plotësues – konfiskimi i pistoletës, karikatorit dhe fishekëve dhe të njëjtat u urdhërua që të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguaj shumën prej dyqindepesëdhjetë (250) euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) euro si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Pala e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil.

Të pandehurit masa e paraburgimit i vazhdohet nga dita e shpalljes së aktgjykimit, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita Botërore e Metrologjisë

Dita Botërore e Metrologjisë

Mot me diell – temperaturat deri në 21°C

Mot me diell – temperaturat deri në 21°C

Hekuran Murati me postim prekës pas vdekjes së babait: Të fala nanës, babë

Hekuran Murati me postim prekës pas vdekjes së babait: Të fala nanës, babë

Spahiu tregon arsyen se pse nuk e vendosi flamurin e Kosovës në takimin me Gjuriqin

Spahiu tregon arsyen se pse nuk e vendosi flamurin e Kosovës në takimin me Gjuriqin

Dita Botërore e Metrologjisë

Dita Botërore e Metrologjisë

Mot me diell – temperaturat deri në 21°C

Mot me diell – temperaturat deri në 21°C

Hekuran Murati me postim prekës pas vdekjes së babait: Të fala nanës, babë

Hekuran Murati me postim prekës pas vdekjes së babait: Të fala nanës, babë

Spahiu tregon arsyen se pse nuk e vendosi flamurin e Kosovës në takimin me Gjuriqin

Spahiu tregon arsyen se pse nuk e vendosi flamurin e Kosovës në takimin me Gjuriqin

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi

Pas takimit me Gjuriqin, flet Nexhmedin Spahiu, pse shtrënguan duart me njëri- tjetrin?

Pas takimit me Gjuriqin, flet Nexhmedin Spahiu, pse shtrënguan duart me njëri- tjetrin?

INFO NATA – 19.05.2025

INFO NATA – 19.05.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X