TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja në Bibaj të Ferizajit, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

by Tëvë1
3 muaj ago
9
A A
Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve, F.R. dhe J.M., për veprën penale të vrasjes së rëndë, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur më 16 gusht 2024, në parkingun e restaurantit “Fron Palace” në fshatin Bibaj.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ngjarja ka ndodhur gjatë një ceremonie martesore, ku i pandehuri F.R., me qëllim hakmarrjeje dhe paramendim, në prani të shumë personave, përfshirë të mitur, ka qëlluar me armë automatike zyrtare të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta.

Prokuroria thekson se F.R. ka shtënë me breshëri plumbash, duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e të pranishmëve, dhe se veprimi i tij ka pasur si motiv pretendime familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht.

Ndërkohë, i pandehuri i dytë, J.M., sipas aktakuzës, ka vepruar si bashkëpunëtor në vrasje, duke mbrojtur perimetrin e sulmit me sqepar në dorë, për të siguruar që F.R. të kryente veprën pa pengesa apo ndërhyrje nga të tjerët.

Të dy të dyshuarit akuzohen për “Vrasje të rëndë” në bazë të nenit 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa në rastin e J.M. akuza lidhet edhe me nenin 33 që parasheh ndihmën në kryerjen e veprës penale.

Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Njoftimi:

Aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e rëndë në parkingun e restaurantit “Fron Palace” në fshatin Bibaj

Ferizaj, 18 Korrik 2025 –Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet: F.R., dhe J.M., nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.R., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restaurantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtën në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta, ku, si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment, me këtë veprim kreu veprën penale të ”Vrasjes së rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kurse, i pandehuri J.M., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e oborrit të restaurantit “Fron Palace”, gjatë një ceremonie martesore me dashje ka ndihmuar të pandehurin F.R., në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forte- sqepar, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i pandehuri F,R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë, me këtë veprim në ndihmë kreu veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 dhe 1.11, lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Tags: Ferizajvendim
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Përfundon bastisja në banesën e Fatmir Shehollit

Përfundon bastisja në banesën e Fatmir Shehollit

​Forumi Ekonomik, Kosova ofron mundësi të mëdha për partneritet strategjik me Finlandën

​Forumi Ekonomik, Kosova ofron mundësi të mëdha për partneritet strategjik me Finlandën

Rama premton investime në lagjen “Dardania”

Rama premton investime në lagjen “Dardania”

Vendoset gurthemeli për lagjen e re banesore për familjet e kategorive të dala nga lufta në Lipjan

Vendoset gurthemeli për lagjen e re banesore për familjet e kategorive të dala nga lufta në Lipjan

Shkrimtari hungarez fiton çmimin Nobel në letërsi

Shkrimtari hungarez fiton çmimin Nobel në letërsi

Përfundon bastisja në banesën e Fatmir Shehollit

Përfundon bastisja në banesën e Fatmir Shehollit

Vdes papritur trajneri i Boca Juniors, Miguel Angel Russo

Vdes papritur trajneri i Boca Juniors, Miguel Angel Russo

Presidenti i FSHF-së beson në fitore ndaj Serbisë

“Vetëm disa lojtarë serbë janë cilësorë, por jo skuadra” – deklarata e Dukës bëhet hit në mediat e rajonit

Belgjika mirëpret marrëveshjen për Gazën, por mban në fuqi sanksionet ndaj Izraelit

Belgjika mirëpret marrëveshjen për Gazën, por mban në fuqi sanksionet ndaj Izraelit

​Forumi Ekonomik, Kosova ofron mundësi të mëdha për partneritet strategjik me Finlandën

​Forumi Ekonomik, Kosova ofron mundësi të mëdha për partneritet strategjik me Finlandën

Gjyqtarë italianë për ndeshjen Kosovë – Slloveni në “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë italianë për ndeshjen Kosovë – Slloveni në “Fadil Vokrri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën