TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e vitit 2010 që nuk po gjen assesi drejtësi – Apeli ia mundëson Granit Elshanit mbrojtjen në liri

Që prej më shumë se 15 viteve gjykatat në Kosovë, nuk po mund t’i japin drejtësi një vrasje që kishte ndodhur asokohe në një diskotekë në Pejë. Prokuroria po e bën fajtor Granit Elshanin, i cili që prej kur është arrestuar e ka mohuar përfshirjen. Rasti dyshohet të ketë ndërlidhje me konfliktin mes familjeve Elshani dhe Kelmendi në Pejë.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
4 0
A A

Një vrasje që tronditi Pejën në janarin e vitit 2010, as pas 15 viteve nuk po gjen drejtësi.

I akuzuari kryesor është Granit Elshani.

Aktakuza voluminoze e Prokurorisë e akuzon Elshanin se e vrau tani të ndjerin Besart Shabi. Në aktin akuzues theksohet se shënjestër ishte Valdet Kelmendi, mirëpo plumbi rastësisht e goditi Shabin.

E gjithë ngjarja ndodhi në një diskotekë të Pejës.

Që prej kur është arrestuar, Granit Elshani e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë rast.

“Pjesa ku thotë që ky është plotësisht i pafajshëm…”, ka deklaruar Kosovare Elshani – avokatja e Elshanit.

Avokatja e Elshanit, Kosovare Kelmendi, i është gëzuar vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit, sipas së cilit klienti i saj do të mbrohet në liri.

“Me rastin e anulimit të aktgjykimit dënues, Graniti automatikisht është kthyer në statusin apo cilësinë e të liruarit, sepse ai ka qenë i liruar prej Gjykatës Themelore në Gjakovë. Dhe domosdoshmërisht ndërpritet masa e paraburgimit, e cila masë është caktuar si rezultat i aktgjykimit dënues.”

Apeli vendosi që t’ia mundësoj Elshanit gjykimin në liri, pasi Supremja ia riktheu shkallës së dytë në rigjykim vendimin, me të cilin ai ishte dënuar me 24 vite burgim.

Granit Elshani u dorëzua në nëntor të vitit 2024 në Polici dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit.

Dorëzimi i tij kishte ardhur pasi Gjykata Themelore në Gjakovë kishte konfirmuar në shtator se Elshani nuk është gjetur në shtëpi për t’u dërguar në paraburgim.

Ky rast dyshohet të jetë një vazhdimësi e konfliktit mes familjeve Kelmendi dhe Elshani në Pejë, ku llogariten të jenë bërë 29 sulme me 23 viktima.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën