TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli nën vëzhgim psikiatrik, familja kërkon përshpejtim të gjykimit

Tash e një javë, i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, Naim Murseli i po qëndron në Institutin Psikiatrik të Forenzikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. E të premten, nën përcjellje të policisë së Kosovës, Murseli, bëri ekzaminime edhe në klinikën e Neurologjisë. Familjarët e Liridonës kërkojnë që këto procedura të kryhen sa më shpejt.

nga Fetije Kamberi
20 Qershor, 2025
1
A A
Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli nën vëzhgim psikiatrik, familja kërkon përshpejtim të gjykimit

Një pjesë të ekzaminimeve,  i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj,  Naim Murseli i bëri të premten në Klinikën e Neurologjisë.

Televizioni ka mësuar se brenda kësaj klinike, Murseli e ka bërë një CT.

Për këto ekzaminime, më 9 qershor lëshoi urdhëresë Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Me datë 09.06.2025 trupi gjykues në këtë çështje penale ka lëshuar Urdhëresë përmes së cilës është urdhëruar Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të bëjë Ekzaminimin Psikiatrik për të akuzuarin N.M”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Drejtori i Klinikes, Shpend Haxhibeqiri tha se qëndrimi i tij në klinikë do të vazhdoj.

“Murseli do të qëndrojë në institut deri sa të bëhet ekzaminimi i plotë i tij, dhe deri kur mjekët e vlerësojnë se është i mjaftueshëm qëndrimi i tij aty”, tha drejtori i Institutit Psikiatrik të Forenzikes, Shpend HaxhiBeqiri.

Krejt këto zhvillim po i ndjek më vëmendje familja e të ndjerës, Liridona Ademaj.

“Kjo tendencë për te zvarritur e keqpërdorur hapat procedurale te përfundojë sa me shpejte dhe kështu te mund te vazhdohet me gjykimin ne seance gjyqësore. Konsiderojmë se tendenca për te mënjanuar veten nga gjykimi është keqpërdorimi i procedurave përmes ushtrimit te kërkesave ligjore te cilat nuk i kundërshtojmë qe te kryhen, por tregojnë për vete fajësinë e te akuzuarit dhe shfrytëzimin e te gjitha mjeteve qe janë ne dispozicion brenda e jashtë dispozitave ligjore”, tha vëllau i Lirirdonës, Leonard Ademaj.

Avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku ka thënë që aktualisht nuk ka ndonjë informacion zyrtar për kohëzgjatjen e qëndrimit të z. Naim Murseli në Institutin e Psikiatrisë, siç ka thënë ajo, nëse ai është realisht i shtruar atje.

“Aktualisht nuk ka ndonjë informacion zyrtar për kohëzgjatjen e qëndrimit të z. Naim Murseli në Institutin e Psikiatrisë, nëse ai është realisht i shtruar atje. Zakonisht, në raste kur Gjykata urdhëron ekspertizë psikiatrike, qëndrimi mund të zgjasë disa ditë deri në disa javë, në varësi të kompleksitetit të vlerësimit dhe rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.Kohëzgjatja përcaktohet nga nevoja për vlerësim të plotë dhe vendimi final i mjekëve”, tha Zhinipotoku.

Seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt do të mbahet më 2 korrik në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani dyshon te Kurti: Nuk besoj që do t’i ndërtojë urat mbi Ibër

Nimani dyshon te Kurti: Nuk besoj që do t’i ndërtojë urat mbi Ibër

Smajljaj: Urat ndihmojnë integrimin, Kosova ka për obligim përfshirjen e të gjithë qytetarëve

Smajljaj: Urat ndihmojnë integrimin, Kosova ka për obligim përfshirjen e të gjithë qytetarëve

Pozhari: Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë

Pozhari: Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë

Xhafer Tahiri rikthehet në garë për kryetar të Vushtrrisë

Xhafer Tahiri rikthehet në garë për kryetar të Vushtrrisë

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.06.2025

Nimani dyshon te Kurti: Nuk besoj që do t’i ndërtojë urat mbi Ibër

Nimani dyshon te Kurti: Nuk besoj që do t’i ndërtojë urat mbi Ibër

Smajljaj: Urat ndihmojnë integrimin, Kosova ka për obligim përfshirjen e të gjithë qytetarëve

Smajljaj: Urat ndihmojnë integrimin, Kosova ka për obligim përfshirjen e të gjithë qytetarëve

Pozhari: Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë

Pozhari: Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë

Shtëpia e Bardhë i konsideron “të tmerrshme” komentet e Trumpit për Rusinë dhe NATO-n

Administrata Trump njofton sanksione për të minuar programet e armëve të Iranit

Bisedimet në Gjenevë “të respektueshme dhe serioze”, thonë mediat shtetërore iraniane

Bisedimet në Gjenevë “të respektueshme dhe serioze”, thonë mediat shtetërore iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X