TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vrasja e Liridona Ademaj- Gjykimi zbardhë detaje të reja, vrasja u krye nga afërsia

Vazhdimi i gjykimit zbardhë detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademajt. Eksperti tregon se Liridona u vra nga një distancë prej 2 deri në 5 centimetra.

by Fetije Kamberi
6 muaj ago
0 0
A A

Me duar të prangosura, Naim Murseli, Granit Plava, dhe Kushtrim Kokalla, u sollën sërish në gjykatore.

Në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, vëmendja kryesore ishte tek dëshmitari, eksperti i mjekoligjor në IML, Naim Uka, i cili ka bërë autopsinë e viktimës.

“Gjatë procedurave të autopsisë mjekoligjore, është konstatuar vrima hyrëse në regjionin e djathtë e shkaktuar nga veprimi dinamik e shkaktuar nga arme e zjarrit që ka pas drejtim nga djathtas majtas, nëpër para pjerrtas pas… është e rëndësishme të ceket se pjesë metalike  të kësaj predhe është gjetur në anën e majtë murore të kokës e cila është dorëzuar si provë sipas zingjirit të ruajtjes së provave te policët hetues. Si rezultat I kësaj plage ka ardhë edhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtmetrurore e cila është edhe shkaku i vdekjes”, ka thënë Uka.

Doktori Uka tregoi se qitja shkaktoi djegie lëkurore, që nënkupton se gjuajtja ndodhi nga një distancë prej 2 deri në 5 centimetra.

Mundësia e vetëvrasjes, Uka tregon se është përjashtuar.

Ekzaminimet, ai tregoi se zbuluan edhe një plagë tjetër, në krahun e majtë të viktimës.

“shkurt ku e pytë a mundet me u shkaktu prej dorës…”, është shprehur Syla.

“Po. Dora është një nga mjetet e cila nuk mund të përjashtohet si mjet përmes të cilit është shkaktuar ky dëmtim trupor” , ka thënë tutje Uka.

Pas Ukës,  vendin e dëshmitarit e zuri Jeton Binaku, pronar i një pike karburanti në Gjakovë, i cili Granit Plavës ia kishte siguruar një makinë me qera.

“Qitu me mujtë me e shti krejt dëshminë e tij cka kena mendu me lon… që ka tregu që Plava u kon ma i shqetësum se zakonisht etj…”, është shprehur njëri nga dëshmitarët

Ngjarjen e përshkroi edhe dëshmitari tjetër, Naim Sadiku, pronar i një marketi shumë afër rrugës ku ndodhi vrasja.

Sadiku tregoi se Naim Murseli hyri atë natë në market bashkë me dy fëmijët e tij, dhe i tha se i kanë plaçkitur.

“Më ka thënë që na kanë plaçkitë, e mandej më ka tregu që gruja i ka mbetë në kerr, por nuk ka pranu të flet me policinë për shkak që ka qenë i shqetësuar”, ka folur dëshmitari tjetër,  Naim Sadiku.

Por atë natë, Naimi kishte bërë edhe një telefonatë me telefonin e dëshmitarit.

“Ma ka kërku telefonin edhe ka dërgu mesazh prej telefonit tem me dikë, nuk e di me kë nuk më ka tregu”, është shprehur tutje Sadiku.

Të hënën dëshmitar para trupit gjykues ishte edhe Hasan Hasanaj, punëtor i kompanisë së derivateve, i cili konfirmoi se e ka parë Granit Plavën duke e vozitur veturën e llojit “SEAT”, të marrë me qera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në RMV për gjuhën shqipe

AAK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në RMV për gjuhën shqipe

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

AAK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në RMV për gjuhën shqipe

AAK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në RMV për gjuhën shqipe

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën