TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e gjyqtarit, KGJK: Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Vrasja e gjyqtarit, KGJK: Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i është drejtuar me një letër ngushëlluese Këshillit të Lartë Gjyqësor të Republikës së Shqipërisë dhe kryetarit të tij, Ilir Rusi, pas vrasjes tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

KGJK ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen për këtë akt të rëndë që, sipas tyre, prek jo vetëm sistemin e drejtësisë në Shqipëri, por gjithë shoqërinë dhe vlerat e shtetit të së drejtës.

“Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare, por për të gjithë shoqërinë, duke cënuar rëndë vlerat themelore të shtetit të së drejtës dhe sigurinë e atyre që janë në shërbim të zbatimit të ligjit,” thuhet në letrën dërguar nga KGJK.

Në mesazhin e tyre, KGJK thekson se gjyqtari Kalaja është ndarë nga jeta gjatë kryerjes së detyrës së tij në shërbim të drejtësisë, duke e cilësuar këtë si një moment reflektimi për institucionet dhe shoqërinë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin tronditës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u nda tragjikisht nga jeta gjatë ushtrimit të detyrës në shërbim të drejtësisë,” thekson më tej KGJK.

Në fund të letrës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shprehur solidaritet të plotë me sistemin gjyqësor të Shqipërisë dhe familjen e gjyqtarit të ndjerë.

“Në emër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë me familjen e tij, me kolegët dhe me gjithë sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë.”

KGJK gjithashtu ka bërë thirrje për një reflektim të thellë institucional dhe shoqëror, duke theksuar se kujtimi për gjyqtarin Kalaja duhet të shërbejë si shembull frymëzimi për gjithë sistemin e drejtësisë.

“Kujtimi për jetën dhe veprën e tij të mbetet një shembull i qëndrueshëm frymëzimi dhe nderimi në shërbim të drejtësisë,” përmbyllet letra e ngushëllimit.

Tags: KGJKKosovaShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobën e shqiptuar ndaj investitorit

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobën e shqiptuar ndaj investitorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën