TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Prokuroria e Tiranës: Tri akuza ndaj Elvis Shkambit

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Prokuroria e Tiranës: Tri akuza ndaj Elvis Shkambit

Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuza ndaj tre personave të arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy shtetasve të tjerë gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit duke kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Akuzat përfshijnë “Vrasje e funksionarëve publikë”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve” dhe “Shpërdorim detyre”.

Autori Elvis Shkambi, 30 vjeç, akuzohet për vrasjen e gjyqtarit dhe plagosjen e dy shtetasve të tjerë.

Prokuroria thotë se ai ka vrarë gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, dhe ka plagosur babë e bir. Po ashtu, ai është akuzuar për mbajtje dhe prodhim të armëve pa leje.

Prokuroria akuzon autorin Elvis Shkambi, për “Vrasje e funksionarëve publik”, “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese”, kundër palëve ndërgjyqësve dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gjithashtu prokuroria ka zbardhur edhe rolin e i xhaxhait të autorit, Gjon Shkambi, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për veprimet kriminale të nipit të tij, pa ndërmarrë asnjë veprim për t’i parandaluar ato.

Prokuroria gjithashtu përmend kërcënimet publike që Gjon Shkambi ka bërë për vrasjen e palëve të gjyqit dhe një sërë ngjarjesh të kallëzuara nga viktimat për kërcënime me jetë.

“Nga pamjet filmike ai ka qëndruar i qetë gjatë kryerjes së veprës dhe pas kryerjes së saj, çka krijon dyshimin e arsyeshëm, që ai ka pasur dijeni për planin dhe veprimet e nipit të tij. Gjithashtu krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka rolin e shtytësit në tentativën për të vrarë palët ndërgjyqëse, dyshim i krijuar jo vetëm nga rrethanat e lartpërmendura, por duke marrë parasysh edhe një sërë veprimesh të kryera nga Gjon Shkambi, gjatë periudhës që i paraprin krimit, sikurse janë kërcënimet publike për vrasje të palëve të bëra në emisione televizive, si dhe një numër i madh ngjarjesh të kallëzuara nga viktimat dhe të pasqyruara në sistemin deepsee (të administruara me procesverbal), për kanosjet me jetë që u janë bërë ky person”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Nën akuzë është edhe roja e sigurisë në Gjykatën e Apelit për “Shpërdorim të detyrës”, pasi ka qëndruar i ulur gjatë ngjarjes dhe nuk ka kryer kontrollin e duhur të të dyshuarve, as regjistrimin e tyre në librin e protokollit.

Ky lëshim i procedurave ka mundësuar hyrjen e autorit në sallën e gjyqit me armë dhe realizimin e vrasjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, kur gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, një palë në një çështje pronësie, pas shpalljes së vendimit në favor të palës tjetër.

Gjatë këtij atentati, dy persona të tjerë, një baba dhe një bir, u plagosën rëndë.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shoqërisë dhe është dënuar ashpër nga të gjitha nivelet e drejtësisë dhe të institucioneve shtetërore, të cilat e cilësuan aktin si një “sulm brutal ndaj drejtësisë” dhe një “goditje ndaj themeleve të shtetit të së drejtës.”/rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Irani paralajmëron kundër sulmeve ndaj infrastrukturës, kërcënon me hakmarrje

Irani paralajmëron kundër sulmeve ndaj infrastrukturës, kërcënon me hakmarrje

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes punëtori pas rënies nga kati i parë në Ferizaj, rasti nën hetime

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

Kurti paralajmëron se ulja e TVSh-së dhe akcizës për naftën do të dëmtonte buxhetin, thotë se po përgatit Pakon e Inflacionit 2.0

Kurti paralajmëron se ulja e TVSh-së dhe akcizës për naftën do të dëmtonte buxhetin, thotë se po përgatit Pakon e Inflacionit 2.0

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën