TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vrasja e Agonisit, Gogaj sërish para apelit

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Vrasja e Agonisit, Gogaj sërish para apelit

I akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj, doli edhe një herë para gjykatësit. Kjo pasi ky rast u rikthye për herë të dytë në Gjykatën e Apelit. Kjo për t’i trajtuar ankesat e palëve për këtë rast. Të zhgënjyer me zvarritjen e këtij procesi, u shprehën prindërit e viktimës, ndërsa pala mbrojtëse tha se dy herë epilogu i këtij rasti, ishte vrasje nga pakujdesia.

Me pranga në duar, u soll edhe një herë në gjykatore.

Është ky Shaban Gogaj, që për herë të dytë, u soll në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Ky i fundit ishte gjetur dy herë fajtor nga Themelorja, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur me 23 shtator të vitit 2018 në Deçan.

Të enjten Gjykata e Apelit shqyrtoi sërish ankesat e palëve për këtë rast.

Të shqetësuar me gjithë këtë, u shprehën familjarit e të ndjerit, Agonis Tetajt.

“Prej fillimit kur ka ndodh ky rast, kam kërku me u vendos drejtësi, mas largu mrena 1 viti. Qe 6 vjet u banë, unë jam tu u maltretu nëpër seanca”, tha babai i Agonisit

Drejtësi për të birin e vrarë, kërkoi edhe nëna e Agonisit.

“Me u marrë një vendim këtu, mos mu en ma nëpër gjykata …”, u shpreh ajo.

Ndërkohë avokati i palës së dëmtuar, tha se në këtë rast ka pasur ndërhyrje të shumta.

“Besoj edhe shumica e popullatës, e ka zbehur besimin në drejtësi edhe pikërisht duke pasur parasysh këtë çështje juridiko-penale, pasi që ka pasur ndërhyrje të shumta nga persona që nuk ia duan të mirën drejtësisë”, tha avokati Berat Tmava.

Por, ndryshe po pretendon avokati mbrojtës i Shaban Gogajt.

Ky përsërit se në dy gjykimet e mëhershme epilogu ishte vrasje nga pakujdesia.

Madje tha se dorasi viktimën, e mban afër zemrës.

“Ky moment i lumturisë ishte dashuria e të akuzuarit Gogaj, që të kurorëzohej me fejesë dhe për këtë qerasi secilin nga shokët aty, përfshirë edhe tani të ndjerin që tani e mban afër zemrës, në krahum e tij si tatu përjetë”, tha avokati i Shaban Gogajt, Besnik Berisha.

Më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt. Gjykim të njëjtë Themelorja shqiptoi edhe me 15 mars të vitit 2024.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me diell dhe vranësira

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën