Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në komunën e Deçanit.
Haradinaj ftoi qytetarët të votojnë për të marrë vendimin e tyre për qeverisjet komunale për vitet në vijim.
“Unë e kam kryer obligimin tim qytetar, e shfrytëzova të drejtën time për të votuar. I ftoj qytetarët të votojnë të gjithë. Parlamentet Komunale kryetarët e komunave kanë shumë rëndësi për standartin për jetën për të gjitha çështjet, sot është dita për t’i marrë vendimet, pra votoni vendosni”, tha Ramush Haradinaj.