Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Ai ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin në votim dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Radoniqi iu bëri thirrje edhe subjekteve politike garuese por edhe Këshillave të vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor.
Ai po ashtu ka dhënë detaje lidhur me përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë për zgjedhjet lokale.
“Zgjedhje për të cilat KQZ-ja ka punuar që gjashtë muaj. Kemi bërë përgatitje të shumta, ndryshime në proces sipas ligjit. Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën. Kemi mbështetjen e Britanisë në ndërtimin e platformën, sa i përket qendrave komunale të gjitha përgatitjet janë bërë”, ka thënë ai.
Radoniqi ka theksuar se presin që nesër të fillojë numërimi në të gjitha komunat.