Kandidati i PDK-së për kryetar të Zveçanit, Ilir Peci, ka votuar në fshatin Zhazhë.
Pas votimit, Peci u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të komunës që të marrin pjesë në zgjedhje.
“Apeli im është që të gjithë qytetarët e Komunës së Zveçanit të dalin dhe të votojnë në mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundshme,” u shpreh ai.







