TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Votimi për largimin e kryetarëve – zgjedhje apo referendum?

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
OSBE pas zgjedhjeve në veri: Të merren parasysh interesat e të gjitha komuniteteve

Me Udhëzimin Administrativ që ka nxjerrë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës për largimin e kryetarëve të komunave nga detyra, nuk do të mund të organizohen zgjedhje të reja, thonë disa njohës të çështjeve juridike-kushtetuese.

Sipas tyre, votimi në bazë të këtij udhëzimi është një formë e referendumit, për të cilin Kosova nuk ka bazë ligjore.

Udhëzimi Administrativ, i cili është bërë publik këtë javë, parasheh fillimisht inicimin e një peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse dhe nënshkrimin e tij nga 20 për qind e votuesve të asaj komune.

Më pas, peticioni me nënshkrime do t’i dërgohej kryesuesit të kuvendit komunal dhe ai do ta dërgonte atë për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse KQZ-ja vlerëson se janë ndjekur hapat e duhur, ajo organizon votimet për largimin e kryetarit nga funksioni.

Për largimin e tij do të duhen 50 për qind plus një votë e qytetarëve.

Nevoja për këtë udhëzim administrativ ka ardhur pas kërkesave të komunitetit ndërkombëtar që Kosova të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri, me qëllim shtensionimin e situatës në atë zonë.

Iniciativë “e kotë”

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë se votimi që do të mund të pasonte peticionin për largimin e kryetarit të komunës, do të ishte “njëfarë mini-referendumi”, i cili “nuk është i paraparë me ligj”.

“Ky veprim, mua më duket se është i kotë dhe se nuk do të ketë efekte në arritjen e objektivave”, thotë Kryeziu.

Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë se votimi eventual, të cilin e parasheh Udhëzimi Administrativ, nuk mund të cilësohet si “proces zgjedhor”.

“Nuk mund t’iu referohet zgjedhjeve, sepse, në këtë rast, qytetarët do të votonin për ‘po’ ose ‘jo’ – do të thotë, a dëshirojnë ta largojnë kryetarin apo jo. Kjo nuk mund të quhet zgjedhje. Ky është vetëm referendum”, thotë Daka

Ajo kujton se KQZ-ja e ka për obligim të organizojë zgjedhje dhe referendume, porse, siç thotë, Ligji për zgjedhje ekziston, kurse ai për referendum jo.

“Për të pasur kompetencë KQZ-ja që ta organizojë një votim të tillë, duhet të ekzistojë Ligji për referendum. Atë ligj nuk e kemi dhe këtu mbaron e gjitha, sipas meje”, shprehet Daka.

Si përcaktohet nëse është referendum?

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se pyetja që parashtrohet në fletëvotim, përcakton nëse votimi ka të bëjë me iniciativë qytetare apo referendum.

Ai sqaron se në rast se votimi do të ishte iniciativë qytetare, pyetja do të duhej të parashtrohej si për shembull: “A pajtoheni për shkarkimin e kryetarit te komunës”? Ndërkaq, në rast se votimi do të ishte referendum, në fletëvotim do të parashtrohej konstatimi dhe pyetja, si për shembull: “Qytetarët përmes peticionit kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës. A jeni për ose kundër”?

Kosova nuk ka ligj për referendum. Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për këtë çështje në vitin 2018, por procedurat nuk kanë shkuar më tutje.

Miftaraj, thotë se ligji për referendumin ose çfarëdo baze ligjore mbi të cilën do të mbështetej Udhëzimi Administrativ, nuk mund të iniciohet te ligjvënësit.

“Udhëzimi administrativ nuk mund t’i paraprijë në asnjë rrethanë ligjit, sepse udhëzimi administrativ zakonisht shërben për të zbatuar ligjin në praktikë dhe nuk mund prodhojë pasoja që udhëzimi administrativ ta detyrojë Kuvendin të miratojë ligj të caktuar”, thotë Miftaraj.

Si ka lindur nevoja për Udhëzimin Administrativ?

Në bazë të një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian, Kosova ka treguar gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Tensionet në këtë zonë janë rritur qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë hyrë në zyrat e tyre, me gjithë kundërshtimet e popullatës lokale serbe.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat i ka bojkotuar komuniteti serb.

Si opsion për qetësimin e situatës, BE-ja ka kërkuar zgjedhje të reja dhe Prishtina zyrtare ka thënë se është dakorduar.

Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë mbahen në tri raste: nëse kryetari jep dorëheqje, nëse qytetarët e kërkojnë shkarkimin e tij përmes peticionit, dhe nëse kryetari nuk paraqitet në vendin e punës për më shumë se një muaj, pa arsye.

Tags: MAPLreferendumZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK-ja zhvillon trajnim të specializuar “shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

FSK-ja zhvillon trajnim të specializuar “shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

Miliona euro për libra, SBAShK: Fëmijët në banka bosh

Miliona euro për libra, SBAShK: Fëmijët në banka bosh

Banorët e tri lagjeve në Prishtinë ankohen për mungesë uji

Banorët e tri lagjeve në Prishtinë ankohen për mungesë uji

Mesazhi i Kurtit për Listën Serbe: Nuk lejoj që një parti të ketë monopol mbi serbët e Kosovës

Mesazhi i Kurtit për Listën Serbe: Nuk lejoj që një parti të ketë monopol mbi serbët e Kosovës

Trump thotë se do të takohet me Xinë gjatë këtij viti

Trump thotë se do të takohet me Xinë gjatë këtij viti

FSK-ja zhvillon trajnim të specializuar “shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

FSK-ja zhvillon trajnim të specializuar “shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

Miliona euro për libra, SBAShK: Fëmijët në banka bosh

Miliona euro për libra, SBAShK: Fëmijët në banka bosh

Banorët e tri lagjeve në Prishtinë ankohen për mungesë uji

Banorët e tri lagjeve në Prishtinë ankohen për mungesë uji

Mesazhi i Kurtit për Listën Serbe: Nuk lejoj që një parti të ketë monopol mbi serbët e Kosovës

Mesazhi i Kurtit për Listën Serbe: Nuk lejoj që një parti të ketë monopol mbi serbët e Kosovës

Hoti: Qeveria e Kosovës duhet ta ndryshojë diskursin politik dhe të rreshtohet me SHBA-në

Hoti: Qeveria e Kosovës duhet ta ndryshojë diskursin politik dhe të rreshtohet me SHBA-në

Ndahet nga jeta diplomati dhe intelektuali Abdi Baleta

Ndahet nga jeta diplomati dhe intelektuali Abdi Baleta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën