Von Cramon tha se raporti franko – gjerman kërkon vullnet politik, teksa e vlerësoi se ky është një rast i mirë për t’a shtyrë Kosovën përpara në agjendën ndërkombëtare, shkruan teve1.info
Tutje ajo tha se raporti është më shumë se ç’priste.
“Mendoj që propozimi franko-gjerman është i ri si çdo kompromis tjetër, kërkon një vullnet politik por atë që e di është një rast i mirë për t’a shtyrë Kosovën përpara në agjendën ndërkombëtare dhe shtegun ndërkombëtar evropian do të ishte përparim i madh për secilin vend dhe vërtetë do të shihni se nëse në nivel evropian dhe ndërkombëtar Kosova do të përballet me një farë faze të njohjes dhe mendoj që kjo është një mundësi e mirë nuk është 100 për qind siç nuk është asnjëherë as një kompromis por është më shumë se çdo të prisja para disa muajsh kur dialogu sapo kishte filluar dhe kur kemi filluar kishte një lloj ngërrqi për disa muaj”, tha ajo.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian theksoi se duhet të ketë një zgjidhje mes dialogut Kosovë – Serbi, e cila rekomandoi t’a shqyrtojnë raportin franko-gjerman dhe nëse është i pranueshëm të i’u shpjegohet qytetarëve të dy vendeve.
“Do të na duhet ta kemi një zgjidhje në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejtë, ky do të ishte rekomandimi im dhe për këtë po themë se do të i’u kërkoja të gjithëve ta shqyrtojnë nëse kjo është pranueshme dhe t’iu shpjegohet qytetarëve të vendeve përkatëse, mendoj se kjo është pranueshme po varet nga vendimmarrësit”, tha Von Cramon
Ajo po ashtu tha se nuk do të hyjë në detaje sepse nuk është negociuese por e përkrahë një marrëveshje e cila është e pranueshme.
“Unë nuk mund të futem në detaje sepse nuk kamë asgjë para vetës dhe nuk kam qenë negociuese unë vetëm po e themë se e përkrahë shumë një marrëveshje që do të ishte e pranueshme dhe do të ishte një përparim i madh”, deklaroi ajo.
Ajo ka përmendur zgjedhjet në ShBA dhe në Bashkim Evropian të cilat do të tërheqin vëmendjen prej dialogut Kosovë-Serbi, prandaj ka thënë se do të ishte mirë të kishte një përparim në dialog para këtyre zgjedhjeve.
Von Cramon foli edhe çështjen e shtyerjes së afatit për targat, ku tha se shtyerja e këtij vendimi do t’a lehtësonte situaten por ajo tha se një ditë Qeveria e Kosovës duhet të filloj zbatimin.
Ajo më tej tha se nëse duhet që Qeveria e Kosovës të i përmbahet afatit duhet të ket një lloj strategjie se si të qaset.
Ajo deklaroi se askush nuk ka nevojë për provokim.
“Ka argumentet të mira për ta vazhduar shtyrerjën e vendimit, por e kuptojë edhe frustrimin e Qeverisë… Si do qoftë askush nuk ka nevojë për asnjë llojë provokimi, por edhe nëse duhet t’i përmbahem afatit të fundit pra 31 tetorit duhet të ketë një llojë strategjie se si duhet të qasemi. Mendonj se shtyrja do ta lehtësonet situatën, por e kuptojë edhe Qeverinë e Kosovës se një ditë duhet të fillojë zbatimi”, tha Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian në një konferencë për media në Kosovë./teve1.info