TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Von Crammon: Vendimi për ndalimin e dinarit në parim është legjitim, por ka munguar komunikimi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Von Cramon ia dorëzon Parlamentit Evropian draft-raportin për Kosovën

Eurodeputetja dhe njëherësh raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Crammon, ka thënë se në parim vendimi për përdorimin e dinarit apo të ndonjë monedhe tjetër është absolutisht legjitim dhe nuk duhet kritikuar.

Por, sipas saj vendimi aktual për ndalimin e dinarit serb erdhi shumë papritur dhe nevojitën më shumë informacione dhe një periudhë tranzicioni.

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, euro është valuta e vetme në Republikën e Kosovës. Pra, në parim, vendimi për përdorimin e dinarit apo të ndonjë monedhe tjetër është absolutisht legjitim dhe nuk duhet kritikuar. Ai duhet të synojë të sigurojë kontrolle të duhura financiare për të shmangur krimet financiare, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, etj. Megjithatë, vendimi aktual për ndalimin e dinarit serb erdhi shumë papritur. Ajo që duhej nga këndvështrimi ynë është komunikimi i duhur, më shumë informacion dhe një periudhë tranzicioni”, ka thënë ajo për Tëvë 1.

Tutje, Von Crammon ka thënë se reagimet e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës janë shqetësuese pasi këto masa mund të kenë një potencial përshkallëzimi.

“Në të vërtetë, disa çështje duhet të zgjidhen përpara hyrjes në fuqi të ndalimit, të cilat nga këndvështrimi im duket se nuk janë zgjidhur ende, kështu që vendet e QUINT-it kanë kërkuar ndalimin e zbatimit të vendimit për të lejuar këtë punë të të kryhet. Shumë njerëz do të mbeteshin pa të ardhura të konsiderueshme, pasi që qeveria e Kosovës nuk ka ndarë fonde shtesë për të zëvendësuar këto pagesa për qytetarët e saj. Reagimet e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës janë shqetësuese pasi këto masa mund të kenë një potencial përshkallëzimi, por edhe të rrezikojnë jetesën e qytetarëve të Kosovës nga të cilët shumë jetojnë në rrezik të varfërisë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – e cila përcakton që vetëm euroja të përdoret si valutë për pagesa me para të gatshme – hyri në fuqi më 1 shkurt.

Ky vendim i Kosovës u kundërshtua nga Serbia, ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkoi shtyrjen e zbatimit të tij me arsyetimin se ekziston shqetësimi se mund të ketë ndikim negativ tek serbët e Kosovës.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha të enjten se vendimi “i njëanshëm” i Kosovës për ta zbatuar rregulloren e BQK-së ia kufizon mundësitë SHBA-së për të avokuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

DASH-i i bëri thirrje Kosovës ta shtyjë zbatimin e këtij vendimi “menjëherë”, derisa, siç tha, të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha e tranzicionit.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të zhgënjyera dhe i kundërshtojnë planet e tanishme të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë të dinarit serb”, theksoi DASH.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të ofrojë periudhë të gjatë tranzicioni për largimin nga përdorimi të dinarit serb./teve1.info

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale dhe keqpërdorim të licencave

Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale dhe keqpërdorim të licencave

Kulla: Integrimin evropian të Shqipërisë nuk e rrezikojnë protestat, por korrupsioni dhe varfëria

Kulla: Integrimin evropian të Shqipërisë nuk e rrezikojnë protestat, por korrupsioni dhe varfëria

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Qeveria e Shqipërisë miraton vendimin për shpërblimin me nga 2 mijë e 500 euro për policët

Qeveria e Shqipërisë miraton vendimin për shpërblimin me nga 2 mijë e 500 euro për policët

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale dhe keqpërdorim të licencave

Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale dhe keqpërdorim të licencave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën