TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vokrri: Qesharake të besohet se në Kosovë nuk mund të jetohet pa dinarin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vokrri: Qesharake të besohet se në Kosovë nuk mund të jetohet pa dinarin

Arbër Vokrri, zëvendësministëri i Pushtetit Lokal, tha se është qesharake të besohet se në Kosovë nuk mund të jetohet pa dinarin.

Këtë deklaratë Vokrri e bëri duke komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për çështjen e dinarit.

“Unë mendoj se është qesharake të besohet se në Kosovë nuk mund të jetohet pa dinarë. Nuk mund të funksionohet pa dinarë ju lutem… Nuk besoj që dikush e pranon këtë argument, as në Kosovë as jashtë. Kështu që jo, nuk mund të jetë e rënduar jeta e qytetarëve serbë edhe në fakt nuk është ndaluar dinari sepse vazhdimisht thuhet se është ndalu, ata mund t’i marrin të njëjtat financa që i kanë marrë sikur deri më tani nga Republika e Serbisë vetëm se ato kalojna përmes thesarit të Kosovës dhe nëse shkojnë në bankomat ajo vlerë e dinarëve iu del në euro. Dhe të njëjtat mund t’i shfrytëzojnë për transaksione të të gjitha llojeve”, tha Vokrri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Madje sipas tij, të vetmit të cilët janë goditur nga ky vendim janë strukturat paralele dhe pjesëtarët e organizatave terroriste serbe në veri të vendit.

“Të vetmit që janë goditur me këtë veprim janë strukturat paralele edhe ashtu të dobësuara dhe mund të them edhe pjesëtarët e orgaizatave terroritse të cilaët e kanë shfrytëzuar dinarin për transaksione edhe për influencë tek qytetarët serbë të Kosovës”, shtoi tutje ai.

Ndryshe, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur drojë se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja në veri për shkak të rregullores së re të BQK-së.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të gjej një mënyrë për të zgjidhur çështjen e rregullores së BQK-së, si dhe ka kërkuar një lloj gjykimi për të.

Rregullorja e BQK-së thotë se euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend, dhe që ndalon dinarin serb, me të cilin komuniteti serb në veri ka marrë mjete nga Serbia.

Madje Hovenier ka thënë se kjo situatë ka prekur marrrëdhëniet dhe çdo deklarim nga eksponentë qeveritarë se çdo gjë është në rregull, nuk është e vërtetë.

Derisa Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

“Ky plan kontribuon veçanërisht tek qytetarët me qasje të kufizuar në financa dhe shërbime financiare dhe mundëson rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, si angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane”, thuhet nga BQK./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Rajoni i Hasit ishte gjithmonë aty ku shkruhej historia

Haradinaj: Rajoni i Hasit ishte gjithmonë aty ku shkruhej historia

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën