TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vllasi: Gjendje e mjerueshme në Kuvend –asnjë parti nuk tregoi gatishmëri për kompromis

by Tëvë1
3 muaj ago
4
A A
Vllasi: Gjendje e mjerueshme në Kuvend –asnjë parti nuk tregoi gatishmëri për kompromis

Analisti politik Azem Vllasi, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka komentuar dështimin e seancës së sotme, ku Kuvendi nuk e votoi mandatarin Glauk Konjufca, duke bërë që të dështojë formimi i qeverisë “Konjufca 1”. Ai tha se skena politike ka rënë në një nivel të mjerueshëm dhe se asnjëra palë nuk ka interes për vendin, por vetëm për pushtet.

“Përgjithësisht, ajo që pamë sot ishte një gjendje e mjerueshme. Blloqet e kundërshtuara partiake po çojnë inate në mes veti dhe harxhojnë fjalë se si të mos ecë Kosova përpara. U panë të pozicionuar ashtu që nuk lejojnë asnjë promil në interes të Kosovës”, tha Vllasi.

Ai shtoi se politika pa kompromis është politikë pa interes për vendin.

“Një politikan që nuk është në gjendje të bëjë kompromise në interes të popullit dhe shtetit, do të thotë se nuk është në interes të askujt përveç pushtetit. Dhe këtë po e shohim te të dy blloqet”, u shpreh analisti.

Vllasi vlerësoi se, pavarësisht se qeveria Kurti nuk arriti t’i siguronte votat, disa deputetë mund ta votonin kandidatin e ri, Glauk Konjufcën.

“Edhe pse nuk i mori votat qeveria Kurti, ka mundur ndonjë deputet t’i japë votën për ta zgjedhur një qeveri të udhëhequr nga Konjufca. Nuk besoj se në të dy blloqet del dikush më i mençur se Konjufca”, deklaroi ai.

Vllasi e përshkroi situatën politike si të degraduar, ku palët janë të përqendruara te përplasjet e brendshme.

“Skena politike ka rënë në këtë nivel: merre njërin, godite tjetrin. Ishte situatë e mjerueshme. Tani askush nuk ka propozim çfarë më tutje, vetëm thonë ‘zgjedhje të jashtëzakonshme’”, tha ai.

Vllasi ngriti edhe një dilemë të fortë për rezultatin e zgjedhjeve të mundshme.

“Po nëse shkojmë në zgjedhje, kush garanton që marrin prapë më shumë vota? Kush garanton që nuk kthehemi te e njëjta situatë përsëri? Mund të përfundojmë pikërisht aty ku jemi sot”, theksoi ai.

Tags: Azem VllasiKendi i debatitkuvendiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Andin Hoti mund të propozohet për president, LVV i bën ofertë PDK-së që ta mbështesë emrin e tij

Andin Hoti mund të propozohet për president, LVV i bën ofertë PDK-së që ta mbështesë emrin e tij

Evertoni insiston për Zhegrovën

Evertoni insiston për Zhegrovën

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Sveçla urdhëron hetim për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan, asnjë polic nuk do të mbetet i paprekshëm

Kërcënimet e Vulinit, Sveçla: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo lloj situate, nuk i frikësohemi as atij e as Vuçiqit

BE reagon ndaj kërcënimit të Trump për të ndaluar tregtinë me Spanjën

BE reagon ndaj kërcënimit të Trump për të ndaluar tregtinë me Spanjën

Andin Hoti mund të propozohet për president, LVV i bën ofertë PDK-së që ta mbështesë emrin e tij

Andin Hoti mund të propozohet për president, LVV i bën ofertë PDK-së që ta mbështesë emrin e tij

Sassuolo po e kompleton blerjen e Aro Muriqit

Sassuolo po e kompleton blerjen e Aro Muriqit

Evertoni insiston për Zhegrovën

Evertoni insiston për Zhegrovën

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Çdo lider i ardhshëm iranian do të jetë objektiv për eliminim

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Çdo lider i ardhshëm iranian do të jetë objektiv për eliminim

“Mesditë”- 04.03.2026

“Mesditë”- 04.03.2026

Sulmet izraelite në Liban: Të paktën 12 të vdekur dhe 65,000 të zhvendosur

Sulmet izraelite në Liban: Të paktën 12 të vdekur dhe 65,000 të zhvendosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën