TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vlerësohet si progresi i FSK-së, Policisë së Kosovës trajnimi me ushtrinë shqiptare

Kosova përmes FSK-së dhe Policisë, testuan aftësitë reaguese bashkë me Ushtrinë Shqiptare, nën vëzhgim të Komandës Amerikane në Evropë. Stërvitje të tilla, vlerësohen me rëndësi të madhe për institucionet e sigurisë në vend.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Vlerësohet si progresi i FSK-së, Policisë së Kosovës trajnimi me ushtrinë shqiptare

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë filluar një stërvitje nën vëzhgimin e Komandës Amerikane për Evropë.

Krasaj saj, është edhe njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës, bashkë me Trupat Special të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Pjesëmarrja në këto lloj stërvitjesh, llogariten si shpërfaqje e progresit të punës së FSK-së.

“Në botë situata ka ndryshuar, apo më mirë le të themi, ka eskaluar bukur shumë në kuptimin e sigurisë. Nga ky këndvështrim FSK është parë si një faktor i rëndësishëm dhe serioz, prandaj vet Komanda e NATO-s për Evropë e ka parë të arsyeshme duke u mbështetur në vlerësimet për rreziqet në regjion, ta mbështesë FSK-në në këto trajnime, ku natyrisht partner më i afërt për FSK-në është Ushtria Shqiptare”, ka vlerësuar Hysen Gecaj, ish- kolonel.

Edhe koha se kur po mbahet kjo stërvitje, nuk po vlerësohet se është rastësore.

“Kjo stërvitje do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe Policisë Speciale. Sipas pikëpamjes sime, koha dhe momenti kur është duke u mbajtur kjo stërvitje, ka një mesazh për shkak se dihet fare mirë që rajoni kërcënohet çdo ditë e më shumë nga influenca ruse”, ka thënë  Selam Shkodra, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes.

Trajnime të herë pas hershme, FSK zhvillon edhe në kampin Bondsteel.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria miraton 17 vendime, Zyra për kategoritë e luftës kalon në ministri

Qeveria miraton 17 vendime, Zyra për kategoritë e luftës kalon në ministri

Tërnava uron Fitër Bajramin dhe bën thirrje për paqe në botë

Tërnava uron Fitër Bajramin dhe bën thirrje për paqe në botë

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën