Aneksi i zbatimit i planit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po shihet e nevojshme të shkojë në Kuvend.
Kjo pasi nuk është vënë asnjë firmë mbi planin bazik e as mbi aneksin.
Profesori i së drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se shkuarja në Kuvend e planit evropian do ta dëmonte Kosovën.
Ndërkohë edhe politologu Fidan Ukaj, nuk e konsideron të domosdoshme dërgimin e këtij plani para deputetëve.
Ndonëse tregon se cilat hapa duhet t’i ndërmarrë tutje ekzekutivi.
Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga qeveria e Kosovës për dërgimin e këtij plani në Kuvend, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.
Kronika e gazetares Fetije Kamberi.