Me ligjin e ri të pagave, vlera e një koeficienti flitet që të jetë 120 euro.
E para e shtetit, Vjosa Osmani e ka koeficientin më të lartë prej 18, mirëpo e njëjta do të ketë zbritje të pagës.
Nga 2 mijë e 743 euro sa e ka aktualisht, ajo do të ketë për 583 euro më të ulët.
E ulje të pagës do të ketë edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht që koeficientin e ka 17.5.
Nga paga 3 mijë e 574 do të zbresë në 2100 euro.
Për dallim prej tyre, rritje do të ketë për pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrin, pozita që në mandatin aktual i mbajnë Glauk Konjufca e Albin Kurti.
Nga 1075 euro, paga e tyre do të shkojë rreth 1 mijë euro më lartë, apo 2 mijë e 40 euro.
E rritje të pagës si Kurti dhe Konjufca, do të ketë edhe Kryeprokurori i Shtetit, të cilin presidentja Osmani ende nuk e ka zgjedhur.
Ngritja e pagave me ligjin e ri vazhdon edhe për deputetët, ministrat, mësimdhënësit, mjekët, policët e zjarrfikësit.
Deputeti i kuvendit, nga 1 mijë e 547 euro, tash me koeficientin 16.4, paga do të arrijë në pagën 1 mijë e 968 euro.
E rrogë të njëjtë gati dy mijë euro do të kenë edhe ministrat, pavarësisht që deri në këtë periudhë ishin paguar 1 mijë e 200 euro.
Rritje të pagës do të ketë edhe për ata që janë momentalisht në grevë.
Mësimdhënësit që janë në shkollë të mesme do të kenë pagën 696 euro, apo 171 euro më të lartë se sa kanë aktualisht.
Ndërsa mësimdhënësit e shkollës fillore të ciklit të ulët, pagën do të kenë për 202 euro më të lartë, nga 470 në 672 euro.
Ndryshe nga këta të fundit, dyfishim të pagës do të kenë mjekët specialist.
Me koeficient në 12, paga e tyre nga 600 euro sa kanë aktualisht do të arrijnë në 1440 euro.
E nga e gjithë lista, koeficientin më të ulët do të kenë zyrtarët policor dhe zjarrëfiksat.
Nga 392 euro, një zyrtarë policor në Kosovë do të arrijë pagën 540 euro.
Kurse rritje për 282 euro do të kenë edhe zjarrfikësit.
Koeficienti 5, do t’iu mundësojë atyre të paguhen nga 318 në 600 euro.
Në anën tjetër, si të pamjaftueshëm vetëm koeficientin në ligjin për paga po e sheh njohësi i ekonomisë, Besnik Avdiaj.
Ky draftligj i pagave, në diskutim publik është që nga e enjtja.
Kronika e realizuar nga gazetarja Fetije Kamberi.