TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

by Tëvë1
1 orë ago
12
A A
Fitër Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Minimali u rrit për 70 përqind, mesatari 100 përqind e maksimali për 50 përqind.

Kësi ndryshime kanë pësuar vlerat e pagesës së vitrave në Kosovë në këtë Ramazan. Krahasuar me vitin e kaluar, kur ishin të ndarë në 3, 5 dhe 10 euro, tani janë përcaktuar në 5, 10 dhe 15 euro.

Kështu vendosi Bashkësia Islame e Kosovës, si institucion që rregullon normat dhe vlerën e këtyre obligimeve fetare të çdo anëtari të saj.

Profesori në Fakultetin e Fesë Islame në Prishtinë, Bahri Hoxha, i autorizuar nga BIK për t’i dhënë sqarime KosovaPressit për vendimin, thotë se kjo lidhet me standardin e jetesës.

“Standardi, jo vetëm çmimet, por standardi është i rritur dhe pastaj njerëzit në bazë të standardit të tyre, gjithherë institucioni ka dhënë më shumë sesa një standard, varësisht prej standardit që e bën agjëruesi. Nëse në rast se agjëruesi ka një standard prej të thjeshtë, e merr atë çmimin më të ultë, ndërsa standarde të tjera janë për ata që gjatë Ramazanit kanë pasur një standard tjetër të ushqimit e kështu me radhë”, ka thënë Hoxha.

Ky sqaron edhe mënyrën se si është dhënë kjo sadaka historikisht.

“Çmimet variojnë prej pesë e tutje, caktimi i çmimit të Sadakatul Fitrit varet, fillimisht duhet të kthehemi që ta kuptojmë në esencë, tek në kohën e Pejgamberit, ajo është dhënë kryesisht nga ushqimi bazik që ka qenë në atë kohë…

Ky shtrenjtim i vlerës së kësaj pagese bamirësie, është i mirëkuptueshëm për besimtarët e fesë islame.

Qytetari Ardian Purrini thotë se vendimi është i arsyeshëm duke marrë parasysh gjendjen aktuale ekonomike.

“Unë e shoh si një reagim normal sepse, siç e dimë të gjithë, gjithçka ka shkuar lartë, çmimet janë ngritur dhe me pesë euro është shumë lehtë me llogarit një shujtë më e thjeshtë, më pak se aq nuk shkon. Prandaj, besoj që ata e kanë menduar mirë që duhet ta rrisin çmimin dhe besoj se është e arsyeshme dhe me vend..  Shpresoj se nuk do të rritet minimumi, mirëpo ne që kemi mundësi një euro dy nuk i këqyrim por duhet me mendua për ata që nuk kanë mundësi”, ka thënë Purrini.

Edhe qytetari tjetër, Bedri Llapashtica, e konsideron vendimin të drejtë duke theksuar se rritja e çmimeve është reflektim i situatës së përgjithshme në treg.

“Vendimi i Bashkësisë Islame është i drejtë… BIK nuk ka faj këtu në këto punë, domatet e të gjitha që i kemi marrë të gjitha janë duplo. Vitrat nuk është që janë shtrenjtuar se po dëshiron Bashkësia Islame por koha po e kërkon çdo punë”, ka shtuar Llapashtica.

Ndërkohë, qytetari Bajram Mehija, që poashtu e mirëkupton vendimin, nuk e lë pa përmendur një ankesë të përgjithshme për mosrritjen e të ardhurave

“Ata e kanë pru këtë vendim, unë ka pesë i kam paguar vjet, sivjet nga 10, edhe vajza…  Të gjitha po rriten vetëm rrogat e pensionet nuk po rriten”, është shprehur Mehija.

Sadakatul Fitri është një obligim për besimtarët myslimanë që jepet në përfundim të muajit të Ramazanit, me qëllim që të ndihmohen familjet në nevojë dhe të mundësohet që të gjithë ta presin festën e Fitër Bajramit me dinjitet.

Bashkësia Islame, njëkohësisht e ka dyfishuar edhe vlerën e parave që duhet pasur një besimtar për ta paguar zeqatin prej 2.5 përqind . Nga 5.875 euro sa ishte vjet, sivjet kjo shumë është 12.000 euro.

Tags: BIKTeve1vitratvlera e pageses
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim për këngëtarin Besart Kelmendi

Prokuroria kërkon paraburgim për këngëtarin Besart Kelmendi

Isufi: LVV po e mban procesin të hapur për të shkuar vendi drejt zgjedhjeve

Isufi: LVV po e mban procesin të hapur për të shkuar vendi drejt zgjedhjeve

LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

LDK: AGK-së nuk i takon të përdorë referenca të debatit politik

Maqedonci pjesëmarrës  në ngjarjen kryesore të industrisë belge të mbrojtjes

Maqedonci pjesëmarrës në ngjarjen kryesore të industrisë belge të mbrojtjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën