TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vitin e ardhshëm nis projekti për vendosjen e kamerave në rrugët e Prishtinës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Serbia vëzhgohet nga kamerat kineze

Tejkalimi i shpejtësisë në komunikacion dhe aksidentet e shpeshta që shpesh përfundojnë me lëndime e nga një herë edhe me fatalitet, janë rastet të cilat po vazhdojnë të ndodhin në rrugët e Prishtinës.

Njohësit e komunikacionit dhe Policia e Kosovës, vlerësojnë se vendosja e kamerave në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët tjera nacioanle, do të ndikonte në parandalimin e aksidenteve në trafik.

Vozitësi nga Prishtina, Nuhi Gashi tha se kamerat në komunikacion është dashur të vendosen qysh moti.

“Çdo vend me vendos kamera, kamera e nxjerrë vetveten se paguhet me dënime, me dënime nxjerrët kamera. Jo ishin pakësuar, ishin minimizuar se kamera është një gjë e cila nuk punon më të njohshëm në polici, Kosova e vogël, tri dënime të tij me i bërë i del i njohur, jo i vjen gjynah nganjëherë”, tha Gashi.

Po ashtu, vozitësi tjetër u shpreh se me vendosjen e kamerave, do të rritet edhe siguria në komunikacion.

“Po more, duhet edhe për shpejtësi, siguri, për të gjitha dhe ishin vetëdijesuar. Popullata ishte ndjerë më e sigurt, ndryshe është kur të shikon dikush”, tha vozitësi.

Ndërkaq, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj tha se shumica e aksidenteve në komunikacion ndodhin për shkak të mungesës së hulumtimeve të tyre.

Ai shtoi se vendosja e aparatëve fotografik në rrugë nacionale është parandalim i aksidenteve. Sipas tij, përpos policisë që matin shpejtësinë, edhe kamerat do të vepronin shpejtë dhe saktë, por për fat të keq Kosova nuk i ka.

E në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës, zëdhënësi, Baki Kelani theksoi se kamerat në komunikacion, do të ndihmonin policinë në aspektin e hetimit të veprave të ndryshme penale.

“Vendosja e kamerave si nga niveli i autoriteteve lokale apo nga niveli qendror, vlerësuar në aspektin e sigurisë, ndikon në mënyrë pozitive. Kjo do të kishte ndihmuar institucionet e sigurisë, si në aspektin parandalues, e po ashtu edhe në aspektin e hetimit dhe ndriçimit të kundërvajtjeve apo edhe të veprave të ndryshme penale”, tha Kelani.

Nga drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë për KP, se projekti për kamerat në komunikacion është në proces dhe shumë shpejt pritet të vendosen në rrugët e kryeqytetit.

Fushtica tha se në momentin që vendosen kamerat në komunikacion, ato do të monitorohen nga Policia e Kosovës dhe do të ndikojë në zbulimin e krimeve në komunikacion.

“Kjo do të arrijë në masë të madhe edhe në aspektin e parandalimit por edhe në aspektin e zbulimit të krimeve si në komunikacion, si në aspektin e krimeve të tjera që zhvillohet në komunikacion dhe do të arrijë ndjeshëm, jo vetëm sigurinë por edhe ndjenjën e sigurisë në kryeqytet” tha Fushtica.

Për realizimin e projektit të kamerave në Prishtinë, janë ndarë rreth 450 mijë euro. Projekt i cili do të duhej të përfundonte në nëntor të këtij viti, por se do të nis në vitin 2024.

Tags: kameraPolicia e KosovesPrishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

Smajljaj: Propozimi i Konjufcës, përpjekje për qeveri pa koalicion

Smajljaj: Propozimi i Konjufcës, përpjekje për qeveri pa koalicion

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Emisioni “Info Nata” 04.11.2025

Emisioni “Info Nata” 04.11.2025

Liverpooli fiton derbin ndaj Realit

Liverpooli fiton derbin ndaj Realit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën