Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Vitia ka thënë se çdo vit besimtari mëson se si mësimet e së mirës t’ì bëjë jetë dhe vepër.
“Urime Fiter Bajramin të gjithë bashkëkombasve që festojnë sot. Çdo vit të jetës besimtari mëson se si mësimet e së mirës t’i bëjë jetë dhe vepër. Çdo muaj i sakrificës është një mësim i rrallë. Gëzuar pra Fitër Bajramin, pranë më të dashurve tuaj, me shëndet, mbarësi e begati e me mirësinë e mësuar gjatë këtij muaji!”, ka uruar Vitia./teve1.info/