TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vitia: Sulmi ndaj Hajdarit do të marrë përgjigjen që meriton

by teve1
1 vit ago
2
A A
Vitia: Sulmi ndaj Hajdarit do të marrë përgjigjen që meriton

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia ka deklaruar se sulmi i së mërkurës ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, do të marrë përgjigjen që e meriton.

Vitia ka thënë se kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë.

Sipas tij nuk ka kthim pas sepse asnjë prej tyre nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë.

“Kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë. Sulmi ndaj U.d. Drejtorit të QKUK-së do të marrë përgjigjen që meriton. Nuk ka kthim pas sepse asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Mëngjesin e së mërkurës në parkingun e administratës së QKUK-së ka shpërthyer vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Në njoftimin për media është thënë se dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për teve1.info se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, Hajdari në reagimin e tij pas ngjarjes ka thënë se ky akt lidhet me punën e tij zyrtare si ushtrues detyre i drejtorit.

“Kam qindra mesazhe, të cilat veç më shumë më inkurajojnë me punua dhe me drejtua institucionin. Në jetën time private nuk kam asnjë problem as të kaluarën as tash. Konsideroj që krejt ky akt është i ndërlidhur me punën time zyrtare, me punët e mira dhe vendosshmërinë për me vendos rregull, rend në QKUK dhe ndoshta kjo punë i pengon grupeve të ndryshme të interesit, qoftë financiar, qoftë grupeve tjera që ndoshta edhe kanë lidhje me zyrtarë të QKUK-së apo edhe të tjerë, por jemi shumë të vendostë që të vazhdojmë me punët e mira. Këto grupe nëse i kanë zgjedhur këto metoda dhe këto mjete me na frikësua e kanë shumë gabim”, deklaroi ai./teve1.info/

Vetura e ud. së drejtorit të QKUK-së dëmtohet në rrethana të paqarta

Shpërthimi i veturës, Hajdari: Akti është i lidhur me detyrën time zyrtare

Tags: Arben VitiaOsman Hajdarireagimshperthim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Profesori universitar jep disa shembuj pse Radio Policia “nuk është një ide normale”

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur muaj më parë në Prizren

86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2532 gjoba

Aksident trafiku në Novosellë të Pejës, katër persona përfundojnë të lënduar

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump njofton armëpushim të menjëhershëm për objektivat energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Profesori universitar jep disa shembuj pse Radio Policia “nuk është një ide normale”

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur muaj më parë në Prizren

86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2532 gjoba

Aksident trafiku në Novosellë të Pejës, katër persona përfundojnë të lënduar

Policia e Kosovës identifikon shoferët që po “fluturonin” në rrugë: 197 km/h aty ku kufiri është 80 km/h!

Policia e Kosovës identifikon shoferët që po “fluturonin” në rrugë: 197 km/h aty ku kufiri është 80 km/h!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën