Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se të premten ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e kësaj qendre pritet të përfundojnë brenda 30 muajve.
Ai ka theksuar se, pas disa sfidave, Ministrisë së Shëndetësisë i është dhënë dritë e gjelbër për vazhdimin e projektit.
“Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK. Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër Ministrisë për vazhdimin e punimeve. Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh”, ka shkruar ai./teve1.info/







