Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 11 nga 13 minatorët e lënduar janë liruar nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka njoftuar se dy minatorë që të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikëqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve, por që janë jashtë rrezikut për jetë.
“Trembëdhjetë minatorët e lënduar në Minierën e Trepçës, kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Njëmbëdhjetë nga ta, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikëqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve. Ata nuk kanë rrezik për jetën”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Ai ka përgëzuar stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës që sipas tij, ishte në krye të detyrës, ndërsa minatorëve të lënduar u ka uruar shërim e rikthim të shpejtë në familje dhe në punën.
Minatorët u lënduan të mërkurën pas u ka rënë ka rënë acid klorhidrik, ndërsa që puna në minierë është ndërprerë.