TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vitia fton deputetët ta votojnë amandamentin që lidhet me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vitia fton deputetët ta votojnë amandamentin që lidhet me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, sot në rend dite ka shqyrtuar propozimin e amandametit kushtetues, që ka të bëjë me përfshirjen e konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në nenin 22 të Kushtetutës.

Me ç’rast, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u bëri thirrje deputetëve ta votojnë këtë ndryshim kushtetues.

“Vitin 2022 e patëm shpallur si vitin e personave me aftësi të kufizuara. Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut zbatohen ndaj të gjithëve pa dallim. Neni 22 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës liston instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që aplikohen drejtpërdrejt në sistemin tonë juridik dhe kanë supremaci mbi legjislacionin vendor. Sot po propozohet përfshirja e konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në listën e instrumenteve ndërkombëtare, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë si amandament kushtetues. Pra, një e drejtë që është ndërkombëtarisht e njohur, të normohet edhe me Kushtetutën e Kosovës duke bërë amandamentimin e saj”, tha Vitia para deputetëve.

Më tej, Vitia tha se sistemi kushtetues i Kosovës, i ka vënë vetes për detyrë parësore që t’u përmbahet detyrimeve të tij, sipas të drejtës ndërkombëtare duke u dhënë prioritet traktateve ndërkombëtare rajonale.

“Konventa e OKB’së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara fuqizon pasqyrën kushtetuese dhe ligjore për sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat. Andaj, marrë parasysh sa i rëndësishëm është ky amandamentim, ju lutem dhe ju ftoj ta votoni këtë ndryshim kushtetues”, theksoi i pari i MSH-së”, ka theksuar tutje Vitia./teve1.info/.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria ende s’ka ndarë fond për vërshimet, Murati: Në pritje të raporteve

Mbi 300 familje kërkojnë kompensime nga vërshimet në Skenderaj

Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, disa segmente me borë e akull

Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, disa segmente me borë e akull

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

Sot afati i fundit për ankesa në PZAP

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

36-vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

36-vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

Dita Ndërkombëtare e Ligatinave

Dita Ndërkombëtare e Ligatinave

Qeveria ende s’ka ndarë fond për vërshimet, Murati: Në pritje të raporteve

Mbi 300 familje kërkojnë kompensime nga vërshimet në Skenderaj

Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, disa segmente me borë e akull

Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, disa segmente me borë e akull

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

Sot afati i fundit për ankesa në PZAP

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Ngrica e mjegull në mëngjes të hënën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën