Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë arritur në objektin e Ambasadës amerikane, për takimin në të cilin do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton teve1.info. Poashtu në takim ka mbërritur edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Në takim nga Presidenca është edhe Blerim Vela.
Në këtë takim, Zyra e Kryeministrit do të përfaqësohet nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi. Zyra e Kryeparlamentarit nga shefi i stafit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërqeli. Përderisa, nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Presidencën në këtë diskutim.
Pjesëmarrjen gjithashtu e kanë konfirmuar zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, e ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq.
Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, kanë thënë se koha për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është tani.
Sipas tyre, duke punuar për themelimin e Asociacionit “Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike”. /Teve1.info/