TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vitia: Bosht i prioritetit në shëndetësi do të jetë shëndeti i nënës dhe fëmijës

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Vitia: Bosht i prioritetit në shëndetësi do të jetë shëndeti i nënës dhe fëmijës

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia bashkë me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, vizituan  sot Klinikën e Gjinekologjisë ku u pritën nga drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj dhe stafi i profesionistëve shëndetësor.

Në këtë takim sipas njoftimit, Vitia deklaroi se bosht i prioritetit në shëndetësi do të jetë shëndeti i nënës dhe fëmijës.

“Në këtë drejtim, pas ndërtimit të Klinikes së Pediatrisë, është parë si i domosdoshëm intervenimi në Klinikën e Gjinekologjisë ku marrin shërbime dhe sjellin në jetë shumë foshnje gratë dhe vajzat tona. Ato meritojnë kushte të dinjitetshme dhe për këtë arsye që nga fillimi Klinika e Gjinekologjisë është prioritet i investimeve”, thuhet në njoftim.

Tutje Vitia njoftoi të pranishmit se do të fillojnë investimet në infrastrukturë dhe në përmirësimin e kushteve për pacientet në Klinikën e Gjinekologjisë.

Gjithashtu, edhe sa i përket Fekondimit të Asistuar Mjekësor (FAM), ai i njoftoi se procedurat janë në finalizim në mënyrë që ky shërbim të ofrohet deri në fund të vitit. Ndërsa, veçoi edhe projektin e “Mjekësisë Fetale”.

“Ju përgëzoj për punën e jashtëzakonshme që është bërë në këto kushte. Tani e tutje, me trajnimet, donacionet dhe investimet që do t’i bëjmë edhe ne si MSh por edhe ShSKUK, njësia e Mjekësisë Fetale si pjesë shumë e rëndësishme për shëndetin e nënës dhe fëmijës do te jetë në një stad tjetër. Kjo do të ndikoj dukshëm në detektimin e hershëm të patologjive të ndryshme te foshnjat gjatë periudhës së shtatzënisë së nënës”, thuhet në njoftim.

“Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj e informoi ministrin Vitia se në Klinikën e Gjinekologjisë, kanë arritur dy pajisje mjekësore, ultratinguj në vlerë të rreth 150 mijë euro, donacion nga “Fondi për Mjekësi Fetale” me seli në Londër. Ministri Vitia i falënderoi për këtë investim si dhe për gatishmërinë që në të ardhmen të financojnë edhe rregullimin e infrastrukturës në pjesën ku do të themelohet njësia e “Mjekësisë Fetale”.

Ky program u bë i mundur pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë dhe Fondacionin për “Programin e Mjekësisë Fetale për periudhën 2022 – 2025”.Përgjatë kësaj kohe janë zhvilluar trajnimet praktike në baza ditore në kuadër të programit njëvjeçar në Obstetrikë – Ekografi dhe Mjekësi Fetale si subspecializim apo profil i ngushtë. Respektivisht, janë organizuar trajnimet për rastet kur një grua ose foshnja e pa lindur mund të kërkojë kujdes të specializuar për të arritur rezultate më të mira për shëndetin e nënës dhe fëmijës”, thuhet më tej./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin, dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një të mituri tjetër

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Lajmi i fundit: Yll Hoxha pranon ofertën e Lirisë në Ligën e Parë

Absurditeti i kotësisë dhe pritjes

Absurditeti i kotësisë dhe pritjes

Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin, dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një të mituri tjetër

Fidan Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Fidan Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X