TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Viti i luftës kundër kontrabandës

by Venhar Isufi
17 orë ago
2 0
A A

Me vetura civile dhe zyrtare, njësia antikontrabandë e Doganës së Kosovës, në vazhdimësi gjatë vitit 2025, ka kryer aksione në katër komunat veriore, përfshirë vijën kufitare me Serbinë.

Cak ishin rrugët ilegale, të cilat e lidhin Kosovën me Serbinë.

Një aksion i koordinuar me Policinë e Kosovës rezultoi me konfiskimin e disa veshjeve me mbishkrime nacionaliste, pije alkoolike dhe gjësende të tjera që iu gjetën pronarit të këtij marketi në Leposaviq afër kampit të KFOR-it.

E aksione të ngjashëm pati edhe përgjatë kufirit me Serbinë.

Vetëm përgjatë vitit 2025, rreth 3.9 milionë euro është vlera e parandalimit të kontrabandës në komunat veriore.

“ Gjatë vitit 2025, njësitë anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar, kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave me vlerë rreth 3.9 milionë euro, këto rastë përfshijnë mallra të futura pa deklarim, me deklarim të rremë apo, duke shmangur plotësisht procedurat doganore. Në nivel të përgjithshëm për të njëjtin vit Dogana ka sekuestruar mallra të pa deklaruara në vlerë mbi 14 milionë euro. Kjo shifër përfshinë të gjitha veprimtaritë operacionale të doganës në të gjithë territorin e vendit dhe pasqyron qartë intensifikimin e luftës kundër kontrabandës dhe evazionit doganor”

Arbenita Shala, zëdhënëse e Doganës thotë se stabiliteti dhe rritja e sigurisë në katër komunat veriore, ka bërë që ky vit të jetë më efikas në parandalimin e kontrabandës.

“Luftimi kundër kontrabandës ka paraqitur sfida vazhdimisht ndër vite, megjithatë gjatë vitit 2025 vërehet një përmirësim gradual falë rritjes së kapaciteteve operacionale dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional. Por disa sfida kyçe vazhdojnë të mbesin siç janë, rrjetet lokale të mirë organizuara të kontrabandistëve, të cilat njohin në detaje terrenin dhe, përshtaten shpejt ndaj masave të reja të kontrollit. Është përdorimi i rrugëve alternative dhe korridoreve pyjore, në të cilat nuk është e mundur të mbulohen fizikisht 24/7 pavarësisht rritjes së prezencës së Doganierëve dhe pjesëtarëve policor”, bëri të ditur, Arbenita Shala zëdhënëse e Doganës së Kosovës.

Por, çfarë gjësende parandalohen nga Dogana e Kosovës, dhe cilat zona përdoren më së shumti për kontrabandë?

“ Të dhënat e vitit 2025, tregojnë se mallrat më të shpeshta që konfiskohen janë produktet ushqimore dhe, pijet, si; birra, alkoolike, jo alkoolike, pijet energjike, produkte mishi, produkte bylmeti, pastaj janë duhani dhe cigaret me banderol pa banderol, duhan i grirë, janë barëra dhe produkte mjekësore, dmth, barëra pa banderol të Republikës së Kosovës, janë produktet kozmetike, produkte estetike, si; botox të ndryshëm, dhe pajisje mjekësore të padoganuara etj”, tregon ajo.

Rol kyç në luftën kundër kësaj dukurie, ka edhe Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se edhe këtë vit shumë aksione kanë rezultuar pozitive.

Sipas Elshanit, kontrollet e shpeshta dhe planet operacionale kanë bërë që kontrabanduesve t’u pamundësohen zonat të cilat i kanë frekuentuar.

Krejt kjo, sipas tij ka ardhur pasi që janë mbyllur mbi 60 rrugë ilegale, përgjatë kufirit Kosovë – Serbi.

“ Nuk kemi më shumë raste në vitin 2025 se sa në vitin 2024, ose 2023, kur aktiviteti jo ligjshëm ka qenë shumë aktiv. Ne jemi në të gjitha pikat kufitare, ne jemi në gjithë zonën e veriut të vendit, dhe kur ka nevojë me reagu ne reagojmë, kemi pasur raste të ndryshme të kontrabandës me mall, mall i cili shkon në drejtim të Serbisë, ose e kundërta në të gjitha rastet kemi reaguar, polic kemi të mjaftueshëm, pika të mjaftueshme, konsiderohet se janë 64 rrugë ilegale, të cilat kanë qenë funksionale shumica prej tyre janë mbyllur nga ana jonë, kontrollohen të tjera kështu që ne konsiderojmë se jemi në rrugë të duhur në luftimin e krimit”, shprehet Elshani

“ Ka ndihmuar me t’madhe, ka ndihmuar shumë për arsyeje se nëse është rruga që ne e kemi bllokuar dhe është hapur gropë, ose që janë vendosur barrikada, i bjen që ka qenë qarkullueshme, ne i kemi prej këtyre 64 rrugëve ilegale, ne i kemi 7-8 rrugë që janë të asfaltuara deri në pikën kufitare që është ilegale, është asfaltë” , thotë ai.

Në gjithë Kosovën, përgjatë vitit 2025 vlera e parandalimit të kontrabandës kap shifrën e rreth 14 milionë eurove.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa komuna ndalojnë fishekzjarrët për fundvit, ekspertët kërkojnë më shumë vetëdije nga qytetarët

Gjashtë pacientë po trajtohen në Kirurgjinë Plastike pas lëndimeve me mjete prioteknike

Kur të qarat e të vegjëlve përplasen me muret e QKUK-së

Kur të qarat e të vegjëlve përplasen me muret e QKUK-së

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Zjarri përfshin një objekt pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, s’ka të lënduar

Përhapen protestat në Iran, ndërsa raportohen edhe trazira

Përhapen protestat në Iran, ndërsa raportohen edhe trazira

Edon Zhegrova mund të jetë titullar ndaj Milanit, por do t’i mungoj sërish Kosovës

Zhegrova starton ndaj Sassuolos

Disa komuna ndalojnë fishekzjarrët për fundvit, ekspertët kërkojnë më shumë vetëdije nga qytetarët

Gjashtë pacientë po trajtohen në Kirurgjinë Plastike pas lëndimeve me mjete prioteknike

Kur të qarat e të vegjëlve përplasen me muret e QKUK-së

Kur të qarat e të vegjëlve përplasen me muret e QKUK-së

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

“E kam një ndjenjë se do të kualifikohemi” – Valon Berisha beson se Kosova do të kualifikohet në Botërorin 2026

Berisha pranë largimit nga LASK

Shehu pranë rinovimit të kontratës me Widzewin

Lodzi cakton çmimin për Shehun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën