TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Viti i fundit i legjislaturës së tetë, cilësohet si më i dobëti

nga Fidan Zejnullahu
1 Janar, 2025
3
A A
Viti i fundit i legjislaturës së tetë, cilësohet si më i dobëti

Legjislatura e 8-të në Kuvendin e Kosovës, këtë vit po e përmbull vitin e katërt e që është i fundit para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Edhe ky vit, u përcoll me mungesë të kourimit dhe punë jo-efikase të ligjëvensve. E nuk munguan as përplasjet dhe momentet qesharake.

Në fillim të vitit 2024, u panë në sallën plenare.

Por, qëndrimin i deputetëve të Listës Serbe në sallën plenare, nuk zgjati shumë.

Pas nënshkrimit, këta e lëshuan sallën duke e ruajtur mandatin për 6 muajt e ardhshëm.

Në këtë formë këta deputetë e vazhduan praktikën e dy viteve të kaluar.

“Ka ndikuar jashtëzakonisht dëmshëm në funksionimin demokratik të këtij institucioni, kemi pasur rastin me pa që nuk ka mundur të miratohet legjislacioni me interes vital, gjithashtu amendamentet kushtetuese, shembull, amendamentin kushtetues numër 27, i cili do të inkorporonte Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thotë Melos Gashi – hulumtues në IKD.

E në punimet e kuvendit, nuk ndikoi vetëm mungesa e këtyre deputetëve.

Mungesa e kuorumit ishte karakteristika e sesionit pranveror të vitit 2024.

Kjo bëri që gjatë kësaj periudhe, të miratohen vetëm 36 ligje, apo 28% e agjendës legjislative të Kuvendit.

Edhe këtë vit, në sallën plenare u ”soll rasti “Dehari”

Kjo shkaktoi  përplasje mes ministres së drejtësisë dhe ish-ministrit të këtij dikasteri.

“Prandaj, edhe këtu ua kisha kujtuar deklaratën e ish-kryetarit të kuvendit ‘ruanu, mos e vrani veten”, kishte thënë Haxhiu

“Po kërkojmë të hetohet  si u zhdukën ato mostra, pse u zhdukën? Thirrni mendjes sot është e rëndësishme të votohet dhe të shohim rrjedhjen e mostrave të rastit të Astrit Deharit”, ishte reagimi i deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.

Por, atmosferë ndryshe u pa në seancën e 14 shkurtit.

Në këtë seancë, kryekuvendari u kujtua që një nga deputetët ka ditëlindjen në Ditën e të Dashuruarve.

E akuzat drejt pozitës nga opozita, vazhduan kur këta të fundit kërkuan themelimin e një komisioni parlamentar rreth subvencioneve për blerjen e librave shkollor.

E i pakënaqur me punën e pushtetit, ishte edhe ish-deputeti i saj, Haki Abazi.

Madje ky i fundit në hyrje të Kuvendit të Kosovës, vendosi karrigen për të pame.

“Asnjë gjë nuk ka ndryshuar, është stresuar dhe mund të stresohet vështirësia e funksionimit institucional nëse kthehemi në kombinat rikat e krimit të organizuar..”, u shpreh Haki Abazi

Ndërkohë, pas disa muajve përpjekje, në maj u miratuan 10 marrëveshje ndërkombëtare.

Kjo u arrit pasi opozita në sallë, vendosi t’i votonte ato. (16 maj)

E pavarësisht kritikave dhe bojkotit të opozitës, mazhoranca  siguroi votat për Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe ligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve.

E votimi me dorë në seancat plenare në këtë legjislaturë, mori fund në muajin nëntor.

Tensione në sallë u panë kur deputeti I PDK, Ferat Shala, ia largoi mikrofonin shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusarit.

Ky veprimi nxiti reagimin e bashkëpartiakut të Kusarit, Salih Zyba.

Ndërsa nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci, për këtë ftoi sigurimin në sallë.

E Kusari u gjend përsëri në foltore, kur deputeti Haki Abazi, e rrethoi me shirit të sigurisë.

Krejt kjo pas publikimit të përgjimeve në mes të Kusarit dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiciq.

E debat i ashpër rreth kurrikulës  mësimore, u zhvillua edhe mes ish-deputetit të VV-së, Eman Rrahmani dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Deputetët e Listës Serbë u panë në sallën plenare edhe në fundvit.

Për ta kryekuvendari pati kritika të ashpra.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë e provokojnë në këtë mënyrë. E patolerueshme në Kuvend kjo sjellje një herë në gjashtë muaj të vijnë me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel (Millan] Radoiçiq). E keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë e kërkoj që ta lironi këtë sallë”, u shpreh Konjufca.

Bojkotimet e seancave nga grupet parlamentare, ishin të shumta edhe në përfundim të legjislaturës së tetë.

E pritshmërinë për të ishin të mëdha.

“Duke e pasur parasysh faktin që partia në pushtet e ka shumicën në kuvend, gjithë kanë pritur që kjo legjislaturë të jetë ndër më të suksesshme, mirëpo realiteti ka folur krejt ndryshe më këtë çështje”, thotë Koloshi.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë.

Tags: kuvendipuna gjate vitit 2024
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pula: Kërkesa e deputetëve britanikë për masa ndaj Serbisë, përmbajtësore

Pula: Kërkesa e deputetëve britanikë për masa ndaj Serbisë, përmbajtësore

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Vizita e presidentit të KiE-së në Kosovë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e së enjtes me liderët e partive

Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e së enjtes me liderët e partive

Drejtori i kompanisë paralele “Ibar” thotë se nuk ka informacione pse është mbyll kompania

Drejtori i kompanisë paralele “Ibar” thotë se nuk ka informacione pse është mbyll kompania

Pula: Kërkesa e deputetëve britanikë për masa ndaj Serbisë, përmbajtësore

Pula: Kërkesa e deputetëve britanikë për masa ndaj Serbisë, përmbajtësore

Trump mbërrin në Katar

Trump mbërrin në Katar

Albion Rrahmani merr numrin 9 te Sparta

Rapidi synon kthimin e Rrahmanit

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Vizita e presidentit të KiE-së në Kosovë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e së enjtes me liderët e partive

Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e së enjtes me liderët e partive

Trump i kërkon presidentit sirian normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Trump i kërkon presidentit sirian normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Drejtori i kompanisë paralele “Ibar” thotë se nuk ka informacione pse është mbyll kompania

Drejtori i kompanisë paralele “Ibar” thotë se nuk ka informacione pse është mbyll kompania

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X