Është vjedhur një traktor në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se pronari i traktorit ka raportuar se disa persona të panjohur kanë kryer vjedhjen.
Teksa bëhet e ditur që rasti vazhdon nën hetime, përcjell teve1.info.
“Prishtinë / 21.11.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur traktorin e tij. Rasti është duke u hetuar”, raporti i plotë i policisë./teve1.info/.