Një person ka raportuar se persona të dyshuar nga makineritë e punës – kamion dhe bager, kanë vjedhur derivate të naftës dhe kanë dëmtuar një dritë të kamionit.
Rasti ka ndodhur në Zveçan dhe sipas ankuesit, vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 580 euro
“Zveçan / 27-29.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga makineritë e punës, kamion dhe bager, kanë vjedhur derivate të naftës dhe kanë dëmtuar një dritë të kamionit. Sipas ankuesit vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 580 euro”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti nën hetime./teve1.info